LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Harroni vitin 1998 – Momenti i artë i Kroacisë dhe Modricit duhet të jetë TANI

Analizë: Harroni vitin 1998 – Momenti i artë i Kroacisë dhe Modricit duhet të jetë TANI
Stipe Pletikosa, Luka Modric dhe Dejan Lovren pas ndeshjes ndaj Islandës (Foto: Getty Images)

Kroacia përballet me Danimarkën të dielën, rrafsh 20 vjet pas momentit më të mirë të kroatëve në futboll.

Në Botërorin e vitit 1998 që ishte paraqitja e parë e Kroacisë si shtet i pavarur, kroatët u përballën me Gjermaninë në çerekfinale në Lyuon. Ata mposhtën Japoninë dhe Xhamaikën për të përfunduar në vendin e dytë në grup prapa Argjentinës, e duke tejkaluar më pas Romaninë në fazën e 1/8 falë penaltisë së Davor Suker.

Aventura e tyre u prit që të ndërpritej ndaj atë kohë, kampionit të Evropës. Në vend të saj, Kroacia arriti majen. Golat nga Robert Jarni, Goran Valovic dhe nga i pakrahasueshmi Suker, e dërguan Kroacinë e Ardian Koznikut në mesin e katër skuadrave më të mira me fitore prej 3-0.


Dejan Lovren, Danijel Subasic dhe Luka Modric (Foto: Getty Images)

Kroacia përfundoi në vendin e tretë, që mbetet suksesi më i madh në një garë të madhe, një arritje që kurrë nuk është harruar që prej asaj kohe, sidomos nga kritikët e ekipeve të ardhshme përfaqësuese të Kroacisë.

Kroacia u eliminua nga grupet në Kampionatet Botërore 2002, 2006 dhe 2014 ku në short kishte Australinë dhe u regjistrua një humbje ndaj Ecuadorit, Meksika dhe Brazili. Por, në vitin 2018, ashtu sikurse në Franca 98, kroatët janë rikthyer në fazën e eliminimit direkt, duke pasur një short të favorshëm dhe me një “gjeneratë të re të artë” në kulm. Kroacia po ashtu ka shkatërruar një superfuqi historike të futbollit me rezultat 3-0, e që është matës i mirë, nëse sigurisht nuk keni harruar për cilën kombëtare bëhet fjalë.

Nëse kroatët dëshirojnë të shkruajnë një kapitull të ri edhe më të mirë në historinë e tyre relativisht të shkurtër të futbollit, atëherë TASH është momenti i duhur.

Foto: Getty Images

“Ne e dimë se ekipi i vitit 1998 ishte i mirë, ata ishin idhujt tanë dhe ata hapën rrugën për secilin ekip kroat. Por, në këtë pikë, tash duhet t’i harrojmë ata”, u shpreh Rakitic të premtën.

“Nëse do Zoti, ne mund të arrijmë të njëjtin rezultat, nëse jo më shumë. Por, unë nuk them se është një gjë që na ndjek nga pas. Ne duhet të kënaqemi me kampionatin. Ne duhet që të tregojmë gjithë botës se sa i mirë është ky ekip i Kroacisë, se sa e shumë luftojmë për vendin tonë. Shpresojmë që pas 20 vitesh të flitet për ne në të njëjtën mënyrë”, shtoi ai.

Ndoshta nuk është një ngarkesë, ose “gjë që i ndjek nga pas”, por e gjithë po shndërrohet në pritje. Dhe, me arsye shumë të mirë. Ky ekip me Rakiticin, Modricin, Perisicin dhe Mandzukicin ka një listë të futbollistëve elitarë të emrave të lartpërmendur që kanë 358 paraqitje për kombëtaren të gjithë bashkë dhe plot, e për plot trofe. Ata fituan të trija ndeshjet e grupit, një gjë që kurrë nuk e kanë bërë më parë dhe goli i vetëm që pranoi Kroacia ishte një penalti nga Gylfi Sigurdsson.

Foto: Getty Images

Hija e keqe që i ka dhënë rasti gjyqësor i Zdravko Mamict, me të cilin janë lidhur edhe Modric dhe Dejan Lovren ka shkaktuar një hidhërim të madh në mesin e tifozëve kroat dhe Federatës Kroate të Futbollit, që tash është injoruar me sukses. Edhe rikthimi i Nikola Kalinicit në shtëpi, zyrtarisht “për shkak të lëndimit” por që besohet se ishte për shkaqe disiplinore, nuk e ka prekur këtë skuadër kompakte.

Shkurt e shqip, në këtë Kampionat Botëror ku asnjë prej favoritëve nuk po shkëlqen, është Kroacia ajo që ngritet në piedestal. Kroatët përbaleln me një skuadër të mirë, por të mposhtshme si Danimarka në Nizhny Novgorod, aty ku u realizua fitorja e famshme ndaj Argjentinës dhe takohen me një Spanjë jo stabile ose Rusi të kufizuar, cila do që prej këtyre dy të fundit kualifiohen në çerekfinale.

Sipas të gjitha gjasave, ky do të jetë Botërori i fudnit për Modricin, Rakiticin, Mandzukicin dhe Perisicin, e ndoshta edhe për Lovrenin, Badeljin dhe Subasicin po ashtu. Nëse ata duan që të kopjojnë heronjtë e tyre të vitit 1998, apo t’i tejkalojnë sukseset e tyre, atëherë është në duart e këtyre lojtarëve që të pranojnë sfidën dhe të shkojnë përpara.

Ata duken gati për këtë…

Në trend Sport

Më shumë
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve

Përfaqësueset
“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

“Tani kam luks”, talenti i zbuluar nga Ferguson u largua nga futbolli për të qenë postier

Ndërkombëtare
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut

Serie A
Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Guardiola zbulon arsyen e çuditshme pse rinovoi kontratën me Man Cityn

Premier League
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori