LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka vende në spitale, ata shërohen në shtëpi: Rrëfimi për banorët e Gazës që përpiqen të kujdesen për familjarët e plagosur (Foto)

Nuk ka vende në spitale, ata shërohen në shtëpi: Rrëfimi për banorët e Gazës që përpiqen të kujdesen për familjarët e plagosur (Foto)

“Dhimbja është e padurueshme, por përpiqem të mos bërtas, sepse nuk dua që familja ime të shpenzojë më shumë para për ilaçe”, thotë Omar, një peshkatar 25-vjeçar i plagosur në dhunën e fundit në Gaza.

Sipas një shkrimi të Al Jazeera, përcjell Telegrafi, këmba e lidhur e Omar mbështetet në dy jastëkë – shufra dhe kunjat e metalit dalin nga kocka – një qese plastike e mbushur me pilula është e varur në një shul dritareje pranë shtratit.


Gjithashtu një dhomë e thjeshtë në shtëpinë e familjes është shndërruar në një repart spitalor të improvizuar. Është një improvizim që është bërë një pamje e njohur në shumë shtëpi në Gaza.

Dhuna u përshkallëzua në zonën kufitare të Gazës në fund të marsit, duke rezultuar me dhjetëra të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Spitalet, të mbingarkuara nga një seri personash të plagosur, tashmë kanë arritur kufirin e kapacitetit të tyre.

Personeli mjekësor përballet vazhdimisht me dilemën e lëshimit nga spitali të pacientëve më herët ose të mos kenë hapësirë për të pranuar të tjerë.

Kështu, barra që spitalet nuk mund të përballonin ra mbi shpatullat e familjeve, duke shtuar stresin emocional, financiar dhe logjistik për jetën tashmë të vështirë.

“Dikush duhet të jetë me të 24 orë”, thotë Abdallah, vëllai i Omarit.

Abdallah jeton si punëtor ndërtimi, por ka kaluar shumicën e kohës duke u kujdesur për Omarin pasi një plumb goditi këmbën e tij më 14 maj. Ai ndan detyrën me Asmaan, motrën binjake të Omarit, e cila gjithashtu duhej të bënte sakrificat e veta.

Omar, i cili duket i hollë dhe i rraskapitur, tha se e di barrën që po i vendos familjes së tij: “Ndihem sikur unë e kam paralizuar jetën e dy njerëzve”.

Ndërsa familja e Omarit po përpiqet t’i japë atij kujdesin më të mirë që mundet, vështirësitë financiare po bëhen më të theksuara.

Sipas Al Jazeera, përcjell Telegrafi, Gaza po përjeton krizën më të keqe ekonomike që nga lufta në 2014 dhe pothuajse gjysma e popullsisë së saj është e papunë.

Ndërkohë, njerëzit e plagosur dhe të hendikepuar tashmë janë bërë pjesë e peizazhit urban në Gaza – ata mund t’i shohësh para spitaleve, por edhe në rrugë dhe në tregje.

Përndryshe, pajisja kirurgjikale e përdorur për të stabilizuar eshtrat e thyer të shumë të rinjve tani quhet “këmba e Gazës” në nivel lokal.

Dr. Gabriel Salazar, koordinator shëndetësor në Gaza për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) tha se ka mbi 1.300 komplikime shëndetësore për shkak të lëndimeve, ndërsa rreth 400 mbeten me një paaftësi të përkohshme ose të përhershme. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Çfarë ndodh në Iran kur një president vdes në detyrë?

Botë
Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare në Hagë kërkon arrestimin e Netanyahut dhe liderit të Hamasit

Azia
A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?

A do të sjellë vdekja e Raisit ndryshime në politikën e Iranit?

Botë
Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Momenti kur gazetari i televizionit shtetëror iranian, kumton lajmin për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi

Azia
A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

A e parashikoi vetë kryeministri sllovak Robert Fico atentatin e tij, video rrëqethëse tregon politikanin duke bërë profeci

Evropa
Kalo në kategori