LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje dorëzoi në Prokurori kallëzimin penal për rritjen e pagave

Vetëvendosje dorëzoi në Prokurori kallëzimin penal për rritjen e pagave

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar sot në Prokurorinë Themelore Kallëzimin Penal për vendimin e padrejtë, të paligjshëm të Qeverisë së Kosovës për rritje të pagave të kabinetit qeveritar dhe vetë Kryeministrit deri në 100%.

“Ky vendim brutal tregon më së miri katandisjen e Qeverisë Haradinaj që teksa bënë çdo ditë skandale njëkohësisht rrjep edhe buxhetin e varfër të vendit për të shtuar luksin qeveritar karshi qytetarëve që varfërohen gjithnjë e më shumë”, thuhet në njoftimin për media.

Anëtarja e Kryesisë dhe deputetja Albulena Haxhiu duke folur për këtë vendim të paligjshëm për rritje të pagave përmendi edhe kundërshtimin e vazhdueshëm të këtij vendimi nga Lëvizja Vetëvendosje që e ka dorëzuar atë nëpër shumë institucione përkatëse të Republikës së Kosovës.


“Që nga dhjetori i vitit të kaluar, kur është marrë ky vendim skandaloz ne e kemi kundërshtuar dhe e kemi cilësuar si të paligjshëm sepse konsiderojmë si të jashtëligjshme që Qeveria me anë të një vendimi të tillë t’ia rritë pagën vetës. Mirëpo, këtë vendim e kemi dërguar në disa institucione të Republikës së Kosovës si Gjykata Kushtetuese, që nxori vendim të padrejtë, por edhe në Agjensionin Kundër Korrupsion, që ka vlerësuar se rritja e pagave përbënë konflikt interesi”, tha Albulena Haxhiu.

Ajo po ashtu theksoi se vendimi i Qeverisë së Kosovës, përveç Kodit Penal, shkel edhe një numër të madh ligjesh si: ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit, ligjin për menaxhimin e financave publike dhe ligjin për buxhetin e vitit 2018.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, ky vendim mbetët i papranueshëm edhe për faktin se, përpos që shkel ligjin, Qeveria e Kosovës ende nuk bërë asnjë hap në drejtim të zhvillimit të vendit ndërkohë që gjendja sociale është jashtëzakonisht e rëndë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori