LAJMI I FUNDIT:

Hadergjonaj vlerësohet edhe si analist, në garë me legjendat zvicerane

Hadergjonaj vlerësohet edhe si analist, në garë me legjendat zvicerane
Florent Hadergjonaj me çmimet e fituara (Foto: Huddersfield.com)

Florent Hadergjonaj po kalon pushimet momentalisht në Zvicër pas një viti të suksesshëm në Angli.

Mbrojtësi nga Kosova ka qenë ndër më të mirët te Huddersfieldi në kampionatin anglez.

Në fund të stinorit Florenti është zgjedhur si lojtari më i mirë i ri në klub si dhe i treti më i mirë nga fansat.

E gjatë Kampionatit Botëror, Hadergjonaj ka qenë i ftuar në studion e televizionit shtetëror në Zvicër, SRF për t’i analizuar ndeshjet.

Florenti e analizoi në mënyrë të mrekullueshme ndeshjen Australi – Danimarkë pasi në fushë ishin dy shokët e tij të skuadrës Aaron Moy tek australianët dhe mbrojtësi Jorgensen tek Danimarka.

Florent Hadergjonaj (Getty Images)

Falë kësaj analize mbrojtësi i talentuar është futur në mesin e analistëve më të mirë në Zvicër edhe pse i ri në moshë.

E portali i famshëm zviceran 20min.ch ka hapur edhe një sondazh ku mund të votoni për analistin më të mirë në Zvicër.

I pari në këtë garë është legjenda zvicerane Benjamin Huggel, ndërsa aty janë edhe emra të mëdhenj të futbollit zviceran si Martin Schmidt, Mladen Petric, Diego Benaglio, Alexander Frei e të tjerë.

Hadergjonaj aktualisht zë pozitën e 17-të dhe për ta votuar atë duhet të klikoni KËTU. /Telegrafi/

Nëse klikoni mbi numrin në foto, atëherë vota do të shkojë për Florent Hadergjonajn

Në trend Sport

Më shumë
Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Transferimi i parë i Vincent Kompany tek Bayerni vjen nga Manchester United

Bundesliga
Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Jose Mourinho identifikon top yllin e Barcelonës si transferimin e tij të parë tek Fenerbahce

Ligat tjera
Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Kush është Slavko Vincic, gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve që dikur ishte arrestuar në një operacion kundër drogës dhe prostitucionit

Liga e Kampionëve
Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Qindra tifozë të Real Madridit bien pre e një mashtrimi të madh para finales me Dortmundin

Liga e Kampionëve
Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Finalja e Ligës së Kampionëve, Borussia Dortmund 0-0 Real Madrid: Gjermanët humbin rast të qind për qind

Liga e Kampionëve
Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Sakrifica e top yllit të Real Madridit – ai do të luajë i sëmurë në finalen ndaj Dortmundit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori