LAJMI I FUNDIT:

SHBA përshëndet vendimin e BE-së për nisjen e negociatave me Maqedoninë

SHBA përshëndet vendimin e BE-së për nisjen e negociatave me Maqedoninë

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka përshëndetur vendimin e Këshillit të BE-së që të propozojë plan për hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë në qershor të vitit 2019.

Në komunikatën e DASH për AIM, thuhet se plani i BE-së varet nga progresi i mëtejshëm në fusha të caktuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vendimi i Këshillit konfirmon hapat që dy vendet kanë bërë në zbatimin e reformave, për të arritur standardet e BE-së”, thonë nga DASH.


Ata më tej shtojnë se si mik dhe partner i Maqedonisë, SHBA-të do ta ndihmojnë Qeverinë për suksese dhe për integrim të vendit në organizatat euroatlantike.

SHBA gjithashtu ka përshëndetur marrëveshjen për emrin me Greqinë, duke shtuar se ky akt historik forcon sigurinë rajonale, prosperitetin dhe të ardhmen evropiane të të dy vendeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori