Në Kuvendin e Kosovës po vazhdon debat parlamentar, në lidhje me kornizën afatmesme të shpenzimeve 2019-2021.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se kjo kornizë e bënë të qartë sikurse premtimet elektorale se edhe programi qeverisës 2017-2021, ka qenë dhe është mashtrim.
“Ne e kemi analizuar në detale këtë dokument dhe vlerësojmë se ky dokument e shpërfaq mungesën e vizionit të kësaj qeverie, se kah duhet të shkojë shoqëria dhe ekonomia kosovare. Dokumenti e bënë të qartë se ky koalicion nuk ka njohuri dhe as përkushtim për të ofruar një qeverisje, që është për qytetarët e vendit. Në vijim unë do të flasë për mënyrën i janë reflektuar premtimet elektorale në këtë dokument. Premtimi për rritje ekonomike për 7 deri në 8 për qind qartë ka qenë mashtrim, pasi në kornizë është paraparë rritje ekonomike prej 4 deri në 5 për qind. Krijimi i mijëra vendeve të reja të punës ka qenë gjithashtu mashtrim. Të vetmit persona që po duket që do të punësohen gjatë këtij mandati janë 522 anëtarë të kabinetit qeveritar me 22 ministra me 220 anëtarë të kabineteve me 70 zv-ministra me 210 persona në shërbim të tyre tash dhe me koordinator nacional”, tha ai.
Ndërsa, ministri i Financave, Bedri Hamza tha se ky dokument reflekton përkushtimin e Qeverisë në adresimin e sfidave zhvillimore.
“Dokument që reflekton përkushtimin e qeverisë në adresimin e sfidave zhvillimore afatmese të elaburuara në dokumentet tona strategjike si programi i Qeverisë, programi për reformat ekonomike, programi kombëtar për zbatimin e MSA , strategjia për zhvillimin ekonomik dhe dokumente tjera strategjike…Sa i përket rritjes ekonomike për vitin 2019, rritja reale pritet të jetë rreth 5 për qind. Ndërsa në dy vitet vijuese dhe më e lartë se 5 për qind duke arritur në 5.3 për qind në vitin 2021”, tha ai.
Debati parlamentar për kornizën afatmesme të shpenzimeve 2019-2021, po vazhdon.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje “xhentëllmenësh”, por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën
“Dino” mysafiri i aeroportit të Shkupit, qeni anti-stres për të gjithë udhëtarët
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj