LAJMI I FUNDIT:

Ardian Kozniku: Prishtina është më e fortë se vitin e kaluar, do ta kalojë raundin e parë

Ardian Kozniku: Prishtina është më e fortë se vitin e kaluar, do ta kalojë raundin e parë

Prishtina sot do të luajë ndeshjen parakualifikuese të Ligën së Evropës.

Prishtinasit do të përballen me skuadrën e Gjibraltarit, FC Europa, e cila është edhe mikpritëse e takimit të parë mes këtyre dyja ekipeve.


Të gjitha lajmet rreth Ardian Koznikut
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Ardian Koznikut

Para takimit të sotëm, i cili pritet të startojë në ora 18:00 në Gjibralatar, ka folur edhe trajneri i mirënjohur shqiptar, Ardian Kozniku.

Ky i fundit ka pohuar se skuadra jonë ka gjasa të mira dhe pret që të paraqitet më mirë se sa vitin e kaluar kur u eliminuan prej Norkopping.

“Besoj që Prishtina do të kalojë në raundin e ardhshëm pasi që ka ekip më të mirë se sezonin e kaluar. Gjithashtu do të jetë edhe më e pjekur pasi që do të ketë më shumë përvojë”, tha ai.

Prishtinës i buzëqesh fati, mund të takohet në kualifikuese të Ligës së Evropës me Fola Esch
Lexo po ashtu Prishtinës i buzëqesh fati, mund të takohet në kualifikuese të Ligës së Evropës me Fola Esch

Kujtojmë se gjakovari është lojtari i vetëm që ka arritur të marr një medalje në kampionatet botërore të futbollit.

Ardian Kozniku ka qenë pjesë e gjeneratës që konsiderohet e artë e Kroacisë, e cila është renditur në vendin e tretë në Kupën e Botës së vitit 1998. /Telegrafi/