Çështja e emigracionit kthehet sërish, madje me tone alarmante, në samitin e liderëve të BE në Bruksel.
Si do të trajtohen emigrantët pa dokumente, kryesisht afrikanë, që vazhdojnë të rrezikojnë jetët në Mesdhe, me shpresën për të filluar një jetë të re në BE? Kjo do të jetë tema qendrore e samitit.
Fluksi i emigrantëve vazhdon, pavarësisht se nuk bëhet fjalë për një krizë të përmasave të vitit 2015. Këshilli evropian, thotë se numri i personave që hyjnë ilegalisht në BE ka rënë me 96 për qind që nga tetori 2015.
Por, tensionet në lidhje me emigrantët, që tani po ndalohen të hyjnë në portet italiane, e kanë vendosur çështjen sërish nën projektorë. Rregullorja e Dublinit, sipas të cilës azilkërkuesit duhet të qëndrojnë në vendin hyrës të BE, nuk po funksionon.
Italia dhe Greqia, kërkojnë që barra të ndahet me vendet e tjera. Qeveria djathtiste e Austrisë që merr edhe presidencën e radhës së be-së nga 1 korriku, ka po ashtu një qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve. Po ashtu edhe grupi i Vishegradit, republika ceke, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia, refuzon skemën e BE për kutota refugjatësh.
Por, një vëmendje e madhe do të fokusohet edhe tek kancelarja gjermane, Angela Merkel. Partneri i saj i koalicionit CSU ka kërcënuar se do të mbyllë kufijtë nëse nuk arrihet një marrëveshje, duke sfiduar politikat e Merkel.
Pa CSU ajo humbet shumicën parlamentare. “Sfida e emigracionit, do ta bëjë ose zhbëjë bashkimin evropian”, tha Merkel në një fjalim në Bundestag, para samitit. Sipas saj, fati i BE varet nga aftësia e unionit për të përballuar këtë sfidë. Nëse nuk ia dalim të arrijmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, thotë ajo, duhet të marrim në konsideratë koalicionet e vullnetshme. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze