Bashkimi Evropian po përgatitet për një samit intensiv dy-ditor që fillon të enjten në Bruksel – ndërsa ndryshimet rreth politikës së emigracionit kërcënojnë të përçajnë bllokun. Disa analistë thonë se samiti mund ta forcojë ose ta gjunjëzojë Bashkimin Evropian.
Më shumë se 100 emigrantë të shpëtuar nga një anije mallrash nga Libia u zbarkuan përfundimisht në Pozzallo të Siçilisë të martën, pasi kaluan katër ditë në det. Italia fillimisht nuk pranoi të lejonte anijen të ankorohej.
“Meqë koha mund të ketë pasoja në aspektin humanitar, sot i bëra apel ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini, që vendosi të lejojë imigrantët të zbarkojnë”, tha Roberto Ammatuna, kryetar i bashkisë në Pozzallo.
Salvini, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Lega, që është pjesë e koalicionit qeverisës italian, vizitoi Libinë të hënën dhe përsëriti kërkesat e Romës: bllokimin e anijeve të emigrantëve dhe anijet e shpëtimit, ndarjen e kuotave të imigrantëve në të gjithë Bashkimin Evropian dhe qendrat e azilit të ngritura në Afrikë. Qëndrimi i tij i ashpër kërcënon një përçarje të madhe mes aleatëve të BE-së.
“Tani, Salvini do të dëshironte të kishte një dështim monumental në BE, pasi kjo do t’i përshtatej retorikës së tij rreth Evropës, imigracionit, vetë Italisë dhe elitave politike. Sepse kjo është në fakt historia e tij”, thotë Heather Grabbe, drejtore e Institutit të Politikave të Shoqërisë së Hapur Evropiane.
Përpjekja për ta mbajtur BE-në të bashkuar ka si bazë politike aleancën franko-gjermane. Duke u përballur me presionet e brendshme mbi imigracionin, kancelarja gjermane Merkel thirri një takim urgjent mbi këtë temë të dielën – që u bojkotua nga disa shtete lindore të BE-së të cilat refuzojnë të marrin refugjatë.
“Në të vërtetë, migrimi është shumë më pak problem këtë vit se sa vitin e kaluar, sepse numri i imigrantëve që hyjnë në Bashkimin Evropian është përgjysmuar. Është shumë më pak në krahasim me atë që ka ndodhur në 2015-16. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet bërë asgjë. Në fakt, BE-ja duhet të ketë një qasje shumë më gjithëpërfshirëse”, thotë Heather Grabbe.
Migrimi kërcënon të dominojë një samit që synon të debatojë për disa çështje të tjera të rëndësishme, si reforma e Eurozonës dhe bashkëpunimi i sigurisë, të udhëhequra nga Franca. Nëntë shtete të BE-së ranë dakord këtë javë për një forcë ushtarake të përbashkët evropiane të dislokimit të shpejtë në kohë krize.
Britania ofroi mbështetjen e saj, duke shpresuar që të ruajë lidhjet e mbrojtjes ndërsa largohet nga BE-ja. Përparimi në të ashtuquajturat bisedime të Brex-it kanë ngecur, duke ngritur shqetësimet se Britania mund të dalë marsin e ardhshëm pa një marrëveshje.
“Brexit është një prioritet i ulët për shumicën e 27 vendeve të tjera të BE-së. Është si një barrë, një pyejte teknike që kërkon shumë energji. Por aktualisht, janë këto çështje ekzistenciale me të cilat përballet Bashkimi Evropian që nuk kanë të bëjnë me Britaninë”, thotë Hans Kudnani me organizatën Chatham House.
Vitin e kaluar Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker foli për “erën që shtyn përpara velat e anijes evropiane.”
Por tani, në horizont po grumbullohen retë e stuhisë, të cilat kërcënojnë ta fundosin unitetin evropian dhe, madje disa mendojnë, edhe vetë Bashkimin Evropian. /VoA
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Dikush u fut në shtëpinë e tij, burri nga Las Vegasi i telefonoi policisë dhe i kërkoi ndihmë – ata e qëlluan për vdekje
Mësohen katër çështjet kryesore që presidenti kinez diskutoi në takimin me Bidenin
Tre vendet nordike shpërndajnë broshura për qytetarët se si t’i mbijetojnë luftës
Tre vendet nordike shpërndajnë broshura për qytetarët se si t'i mbijetojnë luftës
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër
Çfarë janë ATACMS, raketat amerikane që ukrainasit mund t’i përdorin kundër Rusisë?
Koreano-veriorët "të papërshtatshëm" në vijën e frontit, a do t'i bashkohen bjellorusët Rusisë në luftën kundër Ukrainës?
Pse Putini po qëndron i heshtur pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën të godasë brenda Rusisë me armë me rreze të gjatë?
Dronët dhe raketat ruse shkelin hapësirën ajrore të Moldavisë gjatë një sulmi masiv në Ukrainë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit