LAJMI I FUNDIT:

Arritje shkencore: I lindur pa organin gjenital, në moshën 44-vjeçare i bëhet implanti (Foto/Video)

Arritje shkencore: I lindur pa organin gjenital, në moshën 44-vjeçare i bëhet implanti (Foto/Video)

Andrew Wardle ka lindur me një çrregullim të rrallë gjenetik – fshikëza dhe kanalet urinare i janë zhvilluar jashtë trupit. Por, mjekët kishin arritur t’ia rikthejnë në trup qysh në fëmijëri, por organi gjenital kurrë nuk i ishte rritur, ndërsa testikujt po.

Kështu ky 44-vjeçar nga Mançesteri jetoi pa pasur marrëdhënie seksuale gjatë tërë jetës. Është fshehur, duke u munduar të shmang kontaktet fizike, dhe madje në një moment kishte menduar vetëvrasjen, transmeton Telegrafi.


Megjithatë, agonisë së tij së shpejti do të vjen fundi, mjekët pretendojnë se do të arrijnë të kryejnë rekonstruksionin e organit gjenital funksional. Andrew, tash e sa vite është duke u përgatitur për këtë ndërhyrje kirurgjikale.

Shpenzimet e penisit “bionik” arrijnë shumën marramendëse prej 50 mijë funteve, kurse kirurgët e spitalit në Londër fillimisht i kanë hequr lëkurën, muskujt dhe nervat dhe një pjesë te venës nga këmba, për të krijuar organin gjenital.

Ata madje i kanë krijuar pompën e veçantë që i mundëson përjetimin e ereksionit që gjendet afër testikujve, ndërkaq afër barkut gjendet edhe një qese me lëngje që mbushin testikujt.

Pas këtij intervenimi kirurgjik, ai pritet që për herë të parë të bëjë seks me të dashurën Fedra Fabian me të cilën është në lidhje për shumë vite.

“Jam shumë i emocionuar. I kam kaluar 44 vite pa organin gjenital, dhe jam ballafaquar me sfidat se pse nuk po mund të bëjë seks. Jam i sigurt se do të më duhet pak kohë derisa të ngritem sërish në këmbë për të ecur”, ka deklaruar Andreë për Daily Mail.

Ai shtoi se po ndihet ndryshe i vetëdijshëm se në trupin e tij gjendet një lloj “roboti”.

“Tani po ndihem gjysmë njeri, gjysmë robot. Madje do të mund të përjetoj ereksionin edhe kur jam i dehur”, ka shtuar duke u tallur paksa derisa qëndronte i shtrirë në dhomën e spitalit.

Pranë tij gjithmonë qëndron e dashura e tij, e cila gjatë këtyre viteve e ka dashuruar marrëzisht pavarësisht se lidhja e tyre ishte platonike. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=F0de4INYnoI

Në trend Botë

Më shumë
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori