LAJMI I FUNDIT:

Kosova siguron dy medaljet e para në “Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018”

Kosova siguron dy medaljet e para në “Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018”

Po vazhdojnë të shfaqen me sukses xhudistet tona në garat ndërkombëtare.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë arritur tashmë në finalen e kategorive përkatëse të këtij viti që po mbahen në Spanjë.


Në fakt, dyshja tashmë i kanë siguruar medaljet e para Kosovës nga Lojërat Mesdhetare Tarragona 2018.

Distria Krasniqi në finale të “Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018”
Lexo po ashtu Distria Krasniqi në finale të “Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018”

Xhudistet tona me sukses kaluan edhe sfidat gjysmëfinale në kategoritë deri në 52 kilogramë dhe 57 kilogramë.

Distria në gjysmëfinale mundi turken, Irene Korkmaz, pasi kjo e fundit u pezullua për shkak të tri vërejtjeve. Theksojmë se në çerekfinale xhudistja jonë mposhti me Ippon spanjollen, Isabel Perez.

Nora triumfoi maestralisht me Ippon, ndaj tunizianes, Gkohran Khelifi. Paraprakisht, Gjakovës i kishin mjaftuar më pak se një minutë që ta mposhtë me Ippon kroaten, Tena Sikiq.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Vijona Kryeziu (400 m) dhe Gresa Bakraqi (800 m) do të paraqiten në garat e Atletikës ndërsa  tenisti do të ballafaqohet me Granit Bajraliun dhe boksierja Violant Sylejmani për kundërshtare e ka Sofiane Oumha. /Telegrafi/

Nora Gjakova në finale të "Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018"
Lexo po ashtu Nora Gjakova në finale të "Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018"

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori