LAJMI I FUNDIT:

Drita do të luajë një finale ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari – Kush është kundërshtari në rrugën e gjilanasve drejt historisë

Drita do të luajë një finale ndaj Lincoln Red Imps nga Gjibraltari – Kush është kundërshtari në rrugën e gjilanasve drejt historisë

Drita ka arritur të shënojë fitore pas vazhdimeve kundër skuadrës nga Andorra, Santa Coloma (2-0).

Fitorja e parë e një skuadre nga Kosova në garat evropiane.


Në anën tjetër edhe Lincoln Red Imps ka fituar ndaj La Fiorita me rezultat 2-0.

Një finale e këtij formati mes klubit tonë dhe atij nga Gjibraltari. Ndeshja mes Dritës dhe Lincoln Red Imps  do të zhvillohet më 29 qershor.

Por kush është Lincoln Red Imps?

Një klub gjysmëprofesional nga Gjibraltari. Klubi është themeluar në vitin 1976, më shumë se 30 vite pasi është themeluar Drita (1947).

Ata janë pjesë e Ligës Premier të Gjibraltarit, ndërsa luajnë në stadiumin Victoria, ku luajnë të gjitha skuadrat e futbollit të këtij vendi.

Në këtë stadium janë po zhvillohen ndeshjet e këtij raundi para-eliminator, ndërsa do të luajë edhe Prishtina të enjten.

Lincoln Red Imps janë kampion 22 herë në vendin e tyre, ndërsa e kaun fituar titullin 14 herë radhazi nga viti 2003 deri në vitin 2016.

Klubi është bërë i pari i vendin që e ka përfaqësuar Gjibraltarin në Ligën e Kampionëve në vitin 2014.

Ata e kanë kaluar raundi paraelemintor dy herë, duke mundur klube si Flora Tallin dhe Santa Coloma.

Klubi ka shumicën e lojtarëve vendas që luajnë edhe në Kombëtaren e Gjibraltarit, por ka edhe disa spanjollë.

Cilado skuadër që kalon tutje do të përballet me kampionët e Suedisë, Malmon. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Kalo në kategori