LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Greqia premtoi se nuk do të na bllokojë në NATO dhe në BE

Pendarovski: Greqia premtoi se nuk do të na bllokojë në NATO dhe në BE

“Kriteri për hyrjen e Maqedonisë në NATO nga viti 2008 deri më sot është zgjidhja e kontestit me Greqinë. Tani duhet të orientohemi drejt çfarë do të thotë Greqia në letrën e saj dërguar Aleancës, sesa në formulimet të cilat i përdor sekretari i përgjithshëm i NATO-s”.

Këtë sot e deklaroi koordinatori i përgjithshëm për NATO-n, Stevo Pendarovski duke e komentuar deklaratën e Jens Stoltenberg se referendumi i pasuksesshëm eventual do ta rrezikonte anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, në debatin “Aspektet pozitive dhe negative nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO” në Institutin për strategji dhe zhvillim.

“Pritet letra prej vendit të vetëm anëtar që deri më tani bënte probleme për anëtarësimin tonë në Aleancë. Duhet t’i shohim formulimet brenda. Premtimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke janë se do të jetë i pastër dhe i qartë rekomandimi për dy organizatat, jo vetëm për NATO-n, se për në NATO Greqia nuk do të bëjë problem të marrim ftesë, ndërsa për në BE nuk do të bëjë problem të fillojmë me negociatat”, tha Pendarovski.


Sipas tij, vetëm anëtarësimi në NATO mbështetet prej të gjitha bashkësive etnike dhe kjo e paraqet faktorin më të fuqishëm koheziv në shoqëri.

Lidhur me referendumin e ardhshëm në të cilin qytetarët do të prononcohen për marrëveshjen me Greqinë dhe nëse do të ndryshojë censusi, ai vlerëson se “nuk është mirë të ndryshojnë rregullat zgjedhore në sy të vetë ngjarjes”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori