LAJMI I FUNDIT:

Santa Coloma – Drita: Formacionet zyrtare, gjilanasit debutojnë në garat evropiane

Santa Coloma – Drita: Formacionet zyrtare, gjilanasit debutojnë në garat evropiane

Drita do të fillojë sot aventurën e parë në garat evropiane të Ligës së Kampionëve.

Gjilanasit do të luajë para shikuesve në stadiumin Victoria të Gibraltarit kundër skuadrës andoriane, Santa Colomas.


Shaqiri i uron suksese Drites para ndeshjes në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Shaqiri i uron suksese Drites para ndeshjes në Ligën e Kampionëve

Tashmë trajnerët e të dyja skuadrave kanë publikuar edhe formacionet zyrtare, ku skuadra jonë nuk ka mungesa në radhët e veta.

Theksojmë se në rast të triumfit, atëherë në finale do të takohet me fituesin mes La Fioritas dhe Lincolnit.

Kujtojmë se finalja do të zhvillohet pas tre ditëve (29 korrik) dhe fituesi i turneut do të takohet me Malmon.

Santa Coloma: San Nicolas, Andreu Ramos, Andreu Ramos, Rebes, Perez Martinez, Buron Aranda, Cistero Serna, Torres, Riera, Rodriguez dhe Ildefons Lima.

Drita: Rexhepi, Gërbeshi, Limani, Krasniqi, Kryeziu, B. Shabani, Leci, Musaj, Xh. Shabani, Kuka dhe Neziraj. /Telegrafi/