Përplasjet në mes Partisë Socialdemokrate (PSD) dhe Lëvizjes Vetëvendosje(VV) në Prishtinë nuk kanë të ndalur.
Në njërën anë mospajtimet dhe akuzat për Ndërmarrjen Publike Banesorë (NPB), derisa në anën tjetër një rrugë në lagjen “Kodra e Trimave” është bërë “mollë sherri” në mes asamblistit të VV-së, Eman Rrahmani dhe zyrtarëve komomunal të kryeqytetit.
Zyrtarja nga Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Irfete Zejneli është kërcënuar sot nga një grup i udhëhequr nga asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosjes (VV) Eman Rrahmani.
Kështu thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Sipas kësaj komunikate Rrahmani të hënën ka dërguar kërkesë për takim në e-mail të drejtorisë, ku ka kërkuar takim lidhur për rregullimin e rrugës “Elena Gjika” në Kodrën e Trimave.
“Irfete Zejneli nga Drejtoria përkatëse, i përgjigjet në e-mail si në vijim:
Të nderuar, banorët e kësaj rruge janë të mirë se ardhur, Ne do t’i mirëpresim në ora 10 dhe do t’iu shpjegomë se si qëndron çështja dhe nëse kemi mundësi më ndihmën e tyre me dëshirë do të bëjmë zgjidhje, për ndërtimin e kësaj rruge.
Rruga Elena Gjika në Kodrën e Trimave është pjesë e kontratës, Rregullimi i rrugëve “Reshat Maliqi”, “27 Nentori” dhe te trafoja si dhe rregullimi i infrastrukturës në rrugët “Aziz Kelmendi”, “Malush Kosova” dhe Elena Gjika” me Nr. 616 17 095 521 të dt. 24.10.2017.
Operator Ekonomik është Kema Kompani.
Në këtë rrugë është planifikuar komplet rregullimi i infrastrukturës , por punimet akoma nuk kanë filluar për shkak se gjysma e rrugës është pronë private. Pa bisedime dhe marrëveshje paraprake me pronarin, na e pa mundëson fillimin e punimeve
Pronar i parcelës është Parc.nr.790-35 Sabit Vllasaliu sip=7309m2″, kanë sqaruar nga Komuna e Prishtinës.
Sipas këtij njoftimi të martën në zyren e Drejtorisë për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Eman Rrahmani ka ardhur me një grup prej afro 30 vetash, duke e bllokuar në zyrë sipas tyre, zyrtaren komunale, si dhe duke e terrorizuar e kërcënuar atë.
“Madje, disa prej shoqëruesve të tij kanë hipur mbi tavolina të zyrës, dhe e kanë ofenduar zyrtaren komunale në vazhdimësi.Në incizimin e publikuar nëpër media, shihet Eman Rrahmani me disa prej shoqëruesve të tij, ku njëri nga ta, i mbështetur me karrige për muri, ia pamundëson daljen nga zyra zyrtares në fjalë, duke ia mbyllur shtegun e vetëm të ecjes”, tregohet në komunikatë.
Pas këtyre ngajrjeve Komuna e Prishtinës ka hapur rast në Policinë e Kosovës, dhe ka kërkuar nga ta që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura dhe t’i nxjerrin para drejtësisë kërcënuesit.
“Bashkë me Sigurimin e Komunës dhe Policinë e Kosovës, do të mundësojmë zhvillim normal të punës brenda zyrave komunale, dhe nuk do të lejojmë përsëritjen e rasteve të tilla”, përfundon njoftimi.
Ndërsa, asamblisti i apostrofuar i VV-së, Eman Rrahmani ka paralajmëruar të hënën se bashkë më banorët e lagjes “Elena Gjika” në Kodrën e Trimave, do ta takojnë drejtorin përkatës për ta pyetur se pse kanë ngecur punët në këtë rrugë.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kjo rrugë ka qenë e planifikuar të filloj të rregullohet në Mars të këtij viti.
“Arsyetimi nga drejtori i Gëzim Mehmeti është se aty ka prona private. Asnjë kontratë e realizuar deri më tani nuk ka që nuk ka pas rruge në pronë private. Andaj nesër në pra 10:00 banorët e kësaj rruge vendosen të shkojnë në Drejtorin dhe të takojnë drejtorin përkatës të jep llogari për vonesa të kësaj rruge, si dhe të fillojë punën sa më shpejt. Unë do të jem aty bashkë me banorët dhe krah i kërkesës së tyre”, ka shkruar Rrahmani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArrestohen dy persona në Ferizaj, dyshohen se spiunonin për shërbimin sekret të Serbisë
Kapet i shumëkërkuari i dënuar për dy vrasje në Fier, i sekuestrohen armë e municion luftarak
Kërkesat e opozitës për hetim ndaj Kusarit pas audio-incizimit, Haxhiu: Përpjekje për ta larguar vëmendjen nga dështimi për mbajtjen e zgjedhjeve
LDK nënshkruan marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës
Paga 900 euro në shtet, çfarë fshihet pas lëvizjes së Ramës?
Rama në konferencë me Melonin: E turpshme të hidhet baltë mbi Shqipërinë për të kundërshtuar marrëveshjen
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
NATO ka një plan se si të zhvendos trupat amerikane në Evropë në rast lufte me Rusinë - përfshihet edhe Ballkani
Flet Simiq: Ka edhe biseda të tjera mes Kusarit e Radoiçiqit
Një tjetër vijë e kuqe është kaluar - Putin këtë herë nuk ka përgjigje
Bayerni bënë transferimin e parë, e dobëson Leverkusenin duke i marrë një nga më të mirët
Joan Laporta thyen heshtjen - zbulon arsyen e vërtetë pse e shkarkoi Xavin
Ish-hetuesi policor: Takimet e Radoiçiqit me politikanët kosovarë janë të incizuara nga Shërbimi Inteligjent Serb