Për fotografët dhe secilin që do të bukurën e të lashtën, nuk ka asgjë si pamja e një qyteti me mure mesjetare. Fatmirësisht, shumë qytete në botë i kanë të ruajtura këto muret e jashtme. Më poshtë Telegrafi ju sjell disa nga to.
1. PINGYAO, KINË
Ndërtimi i mureve rrethuese nisi më 1370. I vendosur në provincën Shanxi, dikur ishte qyteti kryesor financiar i dinastisë Han. Muret janë 12 metra të larta me një perimetër prej gjashtë kilometrave. Aty janë gjashtë porta dhe 72 kulla vrojtimi.
2. CARCASSONNE, FRANCË
Fortifikimi nisi që nga kohët galo-romako. Pas Traktatit të Pirenejve të vitit 1659, qyteti nuk kishte nevojë për mbrojtje, kështu që muret nisën të shkatërrohen. Gjithçka u ruajt fal arkitektit Eugene Viollet-le-Duce i cili – pasi qyteti u shpall monument i mbrojtur më 1849 – nisi restaurimin e mureve.
3. YORK, ANGLI
Ky është një qytet me shumë histori e shumë luftëra. Mirëpo, shumë pjesë të mureve të tij kanë mbetur të paprekura. Po ashtu, nën qytetin mesjetar ka shumë monumente romake.
4. DUBROVNIK, KROACI
Shumica e mureve janë ndërtuar në shekujt XIV-XV, e disa në shekullin XVII. Por, qytetin nuk e goditi asnjë armik, pos një termet më 1667 që dëmtoi objektet e jo muret. Muret kanë gjatësi prej dy kilometrave.
5. XI’AN, KINË
Ky është qyteti më i ruajtur me mure të lashta. Ato kanë lartësi 12 metra, 12-18 metra trashësi dhe 14 kilometra gjatësi. Muret e para nisën të ndërtohen më 1378.
6. OBIDOS, PORTUGALI
Ndryshe njihet si “Qyteti i mbretëreshave”, sepse mbretërit e ofronin si dhuratë martese. Qyteti në fillim i takoi mbretit Afonso Henriques (më 1148), e pastaj – deri më 1883 – ishte pronë e mbretëreshave të Portugalisë.
7. QUEBEC CITY, CANADA
Është qyteti i vetëm me mure në Amerikën Veriore. Natyrisht, muret nuk janë mesjetare, por megjithatë janë të vjetra. Ato janë 4.6 kilometra të gjata.
8. TAROUDANT, MAROK
Ky është shembulli më i mirë i qytetit tregtar të Marokut. Ndërtimi i mureve nisi më 1509. Ato janë gjashtë kilometra të gjata
9. MYSTRAS, GREQI
Dikur ishte qytet i njohur, por u braktis më 1832. Në këtë qytet më 1449 është kurorëzuar perandori i fundit i Bizantit, Constantine XI Palaiologos. Në këtë lokacion ka afreske me vlerë të madhe që datojnë nga shekulli XVI.
10. AVILA, SPANJË
Ndryshe njihet si qytet përrallor. Ishte themeluar nga arabët, por më vonë bie nën pushtimin spanjoll në shekullin XI, kur nis edhe ndërtimi i mureve. Muret kanë 88 kulla, perimetër prej 2.5 kilometrave dhe gjashtë porta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
Kujtime egotiste
Aforizma brilante nga Winston Churchill
Paraqitja e tmerrshme e Mbretëreshës së ndjerë flet për fundin e epokës së statujave
DURIMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur