LAJMI I FUNDIT:

GJITHMONË

GJITHMONË

Poezi nga: Pablo Neruda
Përktheu: Roland Gjoza

Nuk jam xheloz
për ata me të cilët ke shkuar para meje.
Eja me një mashkull
në krahët e tu
eja me njëqind meshkuj në flokët e tu
eja me njëmijë meshkuj midis gjinjve dhe kofshëve të tua
eja si një lumë
mbushur me meshkuj të mbytur
që vërshojnë poshtë në detin e egër
drejt suvalave me shkumë të përjetshme, drejt Kohës!
Silli ata të gjithë
atje ku unë rri dhe të pres
ne do të jemi gjithmonë vetëm
ne do të jemi gjithmonë ti dhe unë
fillikat në tokë
për të nisur jetën tonë.