Sot, është mbajtur takimi iniciues i procesimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian, ku morën pjesë Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, drejtues të Zyrës së BE-së, diplomatë dhe drejtues institucionesh ekzekutive të Qeverisë së Kosovës.
Në hapjen zyrtare, u prezantua qasja e përbashkët që do të ndiqet nga ana e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë së Integrimit Evropian si koordinuese nga ana e Kosovës, për afatet kohore të procesit të programimit, sektorët që do të përkrahen nga këto programe.
Ministrja Hoxha, në cilësinë e Koordinatores Kombëtare për IPA tha “qëllimi jonë është që duke filluar prej tani e deri në mesin e vitit të ardhshëm, të kryejmë gjithë procesin e programimit të IPA 2019 dhe IPA 2020, ashtu që më pas, të kemi kohë të përqendrohemi në fazën e planifikimit për instrumentin e ri që do të zhvillohet për periudhën e re financiare të BE-së, 2021-2027”.
Ministrja theksoi se pret nga përfaqësuesit e Zyrës së BE-së të na njoftojnë rreth kufijve financiarë të programeve 2019 dhe 2020, afatet e nevojshme për të dorëzuar kërkesat te BE-ja për financim, rreth sektorëve të cilët do të financohen, si dhe rreth modaliteteve të zbatimit të projekteve në këta sektorë.
“Ministria ka pranuar një numër propozimesh nga ana e institucioneve tona dhe ne e kemi njoftuar paraprakisht Zyrën e BE-së për këto kërkesa. Duke filluar nga sot, së bashku të nisim një dialog ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së rreth ideve më të mira për mbështetje, duke u bazuar në kufijtë financiar të cilët janë vendosur nga BE-ja. Prandaj, ftoj përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës që sot të prezantojnë propozimet për projektet e tyre dhe të paraqesin se cilat janë prioritetet më të rëndësishme të tyre”, theksoi Hoxha. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City