Në prag të vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, presidentët e këtyre vendeve gjenden në pozicione të kundërta. Presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq takohen të dielën (24.06) në Bruksel. Ka shanse për marrëveshje?
Presidentët Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq takohen këtë të diel (24.06) në Bruksel, në “fazën finale” të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Para takimit presidenti Thaçi ka folur për domosdoshmërinë e definimit të sovranitetit territorial të Kosovës. Ndërsa Vuçiq flet për një luftë për mbrojtjen e interesave serbe. Bashkimi Evropian paraqitet neutral.
Parlamenti i Kosovës nuk i ka dhënë mandatin presidentit Thaçi që ta përfaqësojë Kosovën në këtë dialog dhe të negociojë me Serbinë.
Ndërkohë që palët kanë bllokuar edhe të ashtuquajturin dialog teknik, sepse Prishtina nuk do të bisedojë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pa u realizuar marrëveshjet e tjera, ndër to edhe ajo për energjinë.
Ndaj nuk befason as deklarata e përfaqësuesit serb në dialog, Marko Gjuriq se nga dialogu “nuk pret asgjë”.
Nuk ka pritje konkrete
”Nuk pres asgjë nga këto bisedime. Nëse shikoni deklaratat e tmerrshme të Thaçit, Hotit dhe Hoxhajt, kur flasin për Kosovën si territor të tyre, ndërkohë që asnjë milimetër nuk është i tyre, atëherë e keni të qartë se nuk janë të gatshëm për kompromis dhe dialog. Ndaj nuk presim asgjë”, thotë Gjuriq.
Gjatë gjithë kohës së dialogut, palët kanë pasur qëndrime të kundërta për statusin e Kosovës. Prishtina dhe Beogradi kanë qëndrime të ndryshime edhe për Marrëveshjen e Brukselit. BE-ja nuk është përzier dhe nuk ka shpjeguar esencën e marrëveshjes, të cilat janë interpretuar në forma të ndryshme nga palët. Ndaj as pesë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, ajo nuk është zbatuar në tërësi.
Në këto kushte shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini ka nisur bisedimet që duhet të rezultojnë me normalizimin e raporteve, më së largu gjatë vitit të ardhshëm.
Përveç këtij përcaktimi kohor, ndërmjetësuesit nuk kanë përcaktuar asgjë tjetër lidhur me përbërjen e marrëveshjes eventuale përfundimtare.
Temat e bisedimeve
Me 24 qershor Thaçi dhe Vuçiq do të bisedojnë për gjendjen aktuale, nivelin e marrëveshjeve të zbatuara dhe obligimet e tyre. Të njëjtat tema janë trajtuar edhe në takimin e tyre të fundit, para tre muajsh. Mogherini pati deklaruar se palët duhet të përparojnë më shpejt drejt realizimit të marrëveshjeve. Ndërkohë që kohët e fundit ka pasur deklarata edhe më të ashpra mes palëve. Por janë shtuar mendimet se BE duhet të rishikojë seriozisht gjendjen në terren.
Me rëndësi është të thuhet se ky takim mbahet në një moment të rëndësishëm për Bashkimin Evropian. Pas takimit të fundit Mogherini tha se palët duhet të arrijnë përparime, por ndërkohë Prishtina dhe Beogradi në rrugën e tyre të integrimit në BE, po përballen edhe me rezervat e disa vendeve anëtare. Franca, Holanda dhe disa vende të tjera ende nuk kanë dhënë dritën jeshile për vazhdimin e procesit të zgjerimit të BE dhe fillimin e negociatave me Tiranën apo Shkupin.
Javën që vjen do të mbahet edhe samiti i BE ku do të dihet nëse ky proces do të vazhdojë apo jo. Ndërkohë që këtë të diel mbahet edhe samiti i disa vendeve të BE-së për çështjen e migracionit. Gjermania dhe kancelarja Merkel janë nën presionin kohor, që sa më parë të gjendet një zgjidhje që do të zbuste mosmarrëveshjet në koalicionin qeveritar. /DW/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit