LAJMI I FUNDIT:

Digjet një shtëpi në Dubovc të Vushtrrisë

Digjet një shtëpi në Dubovc të Vushtrrisë
Foto: Ilustrim

Një shtëpi në fshatin Dubovc të Vushtrrisë, për shkaqe të panjohura është përfshirë nga zjarri.

Rastin e ka raportuar një person, duke thënë se ishte shtëpia e vëllait të tij i cili jeton jashtë shtetit.


Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Rasti i referohet njësisë së hetimeve.