LAJMI I FUNDIT:

Ferid Murad: Bota vetëm se flet pozitivisht për Maqedoninë

Ferid Murad: Bota vetëm se flet pozitivisht për Maqedoninë

Fituesi i çmimit Nobel për fiziologji dhe mjekësi, Ferid Murad, me origjinë nga Gostivari, po qëndron për vizitë në Maqedoni. Këtë mëngjes, ai u takua me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e jashtëm, Nikolla Dimitrov dhe me ministrin e diasporës Edmond Ademi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga koherenca e shtypit të Qeverisë, gjatë takimit u bisedua për vizionin e Qeverisë për shoqërinë multietnike gjegjësisht “Një shoqëri për të gjithë”, për proceset reformuese, përmirësimin e lidhjeve me vendet fqinjë, si dhe për aspiratat euroatlantike të Maqedonisë.

Nobeisti Murad, gjatë takimit, me kryeministrin Zaev i sugjeroj propozime konstruktive për përmirësimin e sistemit arsimor dhe shëndetësor, si dhe hapjen e qendrave shkencore dhe kërkimore, duke ndarë praktikat nga SHBA dhe më shumë vende nga bota, ku ai ka punuar, ku ai është përmirësuar dhe ku ka qenë profesor në disa universitete.


Ferid Murad është mjek dhe farmacist me famë botërore që fitoi çmimin Nobel për Fiziologji dhe Mjekësi në vitin 1998. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori