LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Kemi pranuar 577 aplikacione për statusin e viktimave të dhunës seksuale (Video)

Krasniqi: Kemi pranuar 577 aplikacione për statusin e viktimave të dhunës seksuale (Video)

Jeta Krasniqi nga Komisioni për verifikimin dhe njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës ka thënë se tashmë ka filluar puna e verifikimit të viktimave të dhunuara gjatë luftës.

Ajo në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini, ka thënë se deri tani janë paraqitur 577 për shqyrtim.

“Procesi ka filluar zyrtarisht nga data 5 shkurt. Deri më tani kemi 577 aplikime që janë dorëzuar në sekretari të Komisionit, ku nga to, mbi 200 lëndë janë trajtuar”.


Zyrtarja ka thënë se ka pasur edhe raste të refuzimit të aplikacioneve.

“Nga aplikacionet e dorëzuara 120 prej tyre janë pranuar dhe 83 aplikacione janë refuzuar. Pra kemi edhe raste kur është refuzuar aplikacioni”, ka treguar më tej ajo.

Krasniqi ka treguar se ekzistojnë tri mënyra që mundë të aplikohet për të përfituar statusin e viktimës së dhunës seksuale.

“Janë tri mënyra si mundë të aplikojnë viktimat e përdhunimit: Mënyra e parë është që aplikantët të vijnë në komisionin qeveritar, e dyta nëpërmjet shtatë qendrave që ndodhen në gjithë territorin e Kosovës, ku dosjet përsëri vijnë për verifikim në komisionin qeveritar dhe mënyra e tretë është nëpërmjet katër OJQ-ve që mbrojnë të drejtat e grave”.

Sipas zyrtares nga Komisioni për verifikimin dhe njohjen e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, ka persona që nuk e duan statusin e viktimës sepse kanë frikë nga stigmatizimi, përcjell Telegrafi.

“Ka persona që nuk duan ta marrin të drejtën e tyre për këto benificione, sepse ata kanë tashmë një jetë dhe nuk duan të paragjykohen”, tregon Krasniqi.

Ajo e ka pranuar që procesi nuk është i lehtë duke thënë se “vërtet procesi i verifikimit të këtyre viktimave është ri traumatizues”.

Krasniqi tregon se ka raste që viktimat nuk mundë të rrëfejnë vet ngjarjen para komisionit verifikues.
“Kemi pas raste kur një person ka ardhur dhe ka rrëfyer ngjarjen e një personi tjetër sepse procesi është mjaft i dhimbshëm”.

Zyrtarja ka treguar se dihet numri i lokacioneve ku janë kryer përdhunimet dhe se këto detaje do të ndihmojnë në procesin e verifikimit të viktimave.

“Nga Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës janë identifikuar rreth 77 lokacione ku janë kryer përdhunime”, ka thënë tutje Jeta Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori