LAJMI I FUNDIT:

Ministri Ismaili: Ikja e personelit shëndetësor nga Kosova, lidhet me planet e tyre afatgjata (Video)

Ministri Ismaili: Ikja e personelit shëndetësor nga Kosova, lidhet me planet e tyre afatgjata (Video)

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK) kohë pas kohe po përballet me mungesë të barnave esenciale dhe materialit shpenzues.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, në një prononcim për emisionin “Zyra e Ankesave” në RTV Dukagjini ka thënë se qershori është muaji kur QKUK do të stabilizohet me barna esenciale dhe material shpenzues.


“Jemi në muajin e stabilizimit me barna esenciale dhe material shpenzues, por nuk do të thotë se do t’i kemi të gjitha. Shpresojmë se do të krijojmë një rrjedhë të vazhdueshme të furnizimit me barna”, është shprehur Ismaili.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë se largimi i personelit shëndetësor nga Kosova, nuk është diçka që po ndodh momentalisht, por një proces që u planifikua gjatë nga mjekët, përcjell Telegrafi.

“Problemi i ikjes së personelit shëndetësor nuk është i menjëhershëm. Ata kanë bërë plane afatgjata për këtë largim duke pasur një ofertë shumë më të mirë jashtë vendit”, ka thënë Ismaili.

Duke folur për mungesë e anesteziologëve, ai tha se mungesa e tyre është për shkak se nuk po ka fare e jo pse nuk po duan t’i punësojnë ata.

“Nuk është problemi se nuk po marrim në punë anesteziolog, por problemi qëndron se nuk po ka fare. Në të ardhmen specializimet duhet të planifikohen bashkë me klinikat e QKUK-së e jo vetëm nga Ministria e Shëndetësisë”, është shprehur i pari i shëndetësisë kosovare./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar deri më tani në Kosovë

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Gjendet trupi i fëmijës së tretë të mbytur në Lumin Bunë, vazhdojnë kërkimet për Alma Arrazin

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Kalo në kategori