LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për emrin

Zaev: Qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për emrin

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në seancën në Kuvend për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë tha se qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit.

“Para tre ditëve nënshkruam dokument për t’i dhënë fund çështjes tre dekadëshe. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai kërkoi mbështetje nga deputetët duke thënë se kjo është një ditë e madhe për Maqedoninë.


“Kjo ditë e bën të qartë se do të marrim datë për fillimin e bisedimeve me BE-në”, tha Zaev.

Në seancën e sotme për ratifikimin e marrëveshjes, deputetët e OBRM-PDUKM-së nuk marrin pjesë./Telegrafi/