LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për çështje evropiane e miratoi Propozim-Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin

Komisioni për çështje evropiane e miratoi Propozim-Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për emrin

Ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov një orë ka folur për procesin për kontestin për emrin duke sqaruar marrëveshjen e arritur me Maqedoninë po thuajse nen për nen para anëtarëve të Komisionit kuvendor për çështje evropiane, e cila e miratoi Propozim-Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Procedura e shkurtuar për Propozimin e Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për emrin, Dimitrov tha se është për shkak se ditën e martë do të mbahet Këshilli për punë të përgjithëshme në Luksemburg. E rëndësishme është të bëjmë çka është e mundur që ta njoftojmë në kohë Greqinë që ajo ta lajmëroi Këshillin se nuk ka vërejtje. Është e qartë pse është edhe flamuri evropian, duke potencuar se në nënshkrimin e marrëveshjes ishin të pranishëm edhe Mogherini dhe Hahn.


Në seancën e Komisionit të kuvendit ishte i pranishëm edhe zv. kryeministrja dhe ministrja e mbrojtjes, Radmill Sheqerinska, ambasadori i Hollandës, dhe përfaqësues tjerë të korit diplomatik dhe BE-së.

Në seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e OBRM-PDUKM-së. /Telegrafi/