Partnerët që ‘braktisën gjithçka’ për të shëtitur botën, tregojnë se imazhet e tyre mahnitëse e maskojnë punën e rëndë që bëhet për t’i realizuar (Foto)
![Partnerët që ‘braktisën gjithçka’ për të shëtitur botën, tregojnë se imazhet e tyre mahnitëse e maskojnë punën e rëndë që bëhet për t’i realizuar (Foto)](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2018/06/Braktisen-foto-780x439.jpg)
Kohëve të fundit, nuk kanë të ndalur ‘partnerët e Instagramit’, që ndajnë me ndjekësit e tyre fotografi të mahnitshme të realizuara në vende të ndryshme të botës – ndërsa fitojnë para, duke i bërë ato.
Por, për australianin Jake Snow dhe gjermanen Marie Fe, asgjë nuk filloi për tu bërë të famshëm në rrjetet sociale – për ta gjithçka u bë për dashuri, transmeton Telegrafi.
“U takuam më 2016 dhe pasi jetonim në anë të ndryshme të botës, kishin edhe mendime të ndryshme për dashurinë”, ka thënë Jake.
Për 26-vjeçarin dhe partneren e tij dy vite më të re, ishte një aventurë të cilën nuk hezituan ta fillojnë, por rezultoi që të dy të bien në dashuri.
“Braktisëm gjithçka në kuptimin e plotë të fjalës, e lamë punën, shitëm veturat dhe shpenzuam kursimet, ndërsa Marie braktisi studimet për magjistraturë që kishte paguar tremijë euro”, ka shtuar ai.
Kalimi i kohës së bashku, bëri që ata të duhen shumë dhe të bëhen ‘shpirtra binjakë’, ndërsa u pajtuan që vendimet e tyre ishin të drejta.
Kur vendosën të hapin llogari në Instagram, nuk kaloi gjatë dhe mbi 110 mijë ndjekës po shikonin çdo hap që ata hidhnin nëpër botë.
Por, kjo nuk do të thotë se jeta e tyre është aq e lumtur, sa imazhet e shfaqin.
“Nuk jemi ai çifti që e ka braktisur punën prej orës nëntë deri në pesë pasdite dhe është nisur për në ndonjë perëndim dielli. Ne ende punojmë dhe mund të themi, se punojmë shumë që të mund të vazhdojmë”, ka shpjeguar Jake.
“Instagrami në vetvete, është një realitet i pjesshëm. Pas glamurit dhe hapësirave luksoze, ka shumë netë pa gjumë, orë të tëra në laptop, ushqime të lira dhe ditë stresuese udhëtimi”, tregon ai anën tjetër të shëtitjeve.
I pyetur se si ia dalin, që t’i përballojë shpenzimet, Jake ka thënë se nuk ka trashëguar para nga familja, apo se paguhet nga dikush si sponzor, ndërsa shton se këtë gjithkush mund ta bëjë.
Ata punojnë nga katër muaj në Australi, të angazhuar nga 12 orë për çdo natë të javës, ndërsa paratë e fituara mundohen t’i shpenzojnë në mënyrë sa më ekonomike.
“Nuk jemi të fokusuar që të posedojmë gjëra materiale, por duam të shpenzojmë në eksperienca”, ka shpjeguar ai.
Kjo mënyrë e jetës, sipas tyre është e njëjtë për të gjithë që bëjnë pushime të gjata, ndërsa as ata nuk dallojnë shumë.
“Gjatë tërë kohës na pyesin, se kush na i realizon fotografitë. Nëse kemi ndonjë njeri të tretë me vete, kjo nuk është e vërtetë. Jemi vetëm, sikur të ishte edhe dikush do e bënte gjithçka më të lehtë, por ku do ishte e bukura e kësaj”, ka thënë Jake me mahi.
Ata përdorin një tripod, në të cilin e vendosin aparatin, në mënyrë që t’i zë të dy në kuadër dhe të duken sa më mirë.
Me kalimin e kohës, ata kanë nisur edhe të japin këshilla, se si të fillohet një udhëtim i gjatë në buxhet të ulët, si dhe forma të ndryshme si të kalohen pushimet sa më mirë.
Derisa aventura e tyre po vazhdon nëpër zonat më përrallore të botës, më pushtë mund t’i shikoni fotografitë, që Jake dhe Maria i ndajnë me ndjekësit e tyre. /Tlegrafi/
http://fairytalesarereal.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Prindërit shpesh gjenin lodra qensh në dhomën e lojërave të djalit të tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-083114-380x233.png)
Prindërit shpesh gjenin lodra qensh në dhomën e lojërave të djalit të tyre
![Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_22-26-380x233.png)
Burri vozit veturën me vajzën e tij në prehër, videoja ngjall reagime në rrjete sociale
![E hap paketën për të gjetur diçka krejtësisht të papritur: Gruaja nga Kolumbia tmerrohet nga hardhuca masive që gjen brenda porosisë së saj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_26-23-380x233.png)
E hap paketën për të gjetur diçka krejtësisht të papritur: Gruaja nga Kolumbia tmerrohet nga hardhuca masive që gjen brenda porosisë së saj
![Prindërit shpesh gjenin lodra qensh në dhomën e lojërave të djalit të tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-083114-380x233.png)
Prindërit shpesh gjenin lodra qensh në dhomën e lojërave të djalit të tyre
![Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ceed97a7-be2a-4933-9369-70b5c1dc3ba1.jpeg)
Boshnjaku i dehur bëri një ndër marrëzitë e paparë në jetë
![Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_2-101-380x233.jpg)
Derrat u ngjitën në pemë dhe lëpinë pemën e pjeshkës -pronari nuk e di se çfarë i ndodhi
Çfarë përfaqëson ylli me pesë cepa?
Vajguri në Fushë Krujë që pretendohet se shëron kancerin! (Video)
![Vajza](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/hawk_tuah_explainer_1719165998161_1719166007905-380x233.jpg)
Vajza "Hawk Tuah" ia shpjegon gjyshes kuptimin e shprehjes virale
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/w3tw-380x233.png)
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe
![Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-234938-380x233.png)
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët
![Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-80-380x233.jpg)
Sondazhi i New York Times - kush po udhëheq, Harris apo Trump
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_19-27-380x233.png)
"Unë jam gjallë, nuk është ende vonë", gjermani i dënuar me vdekje në Bjellorusi kërkon ndihmë përmes televizionit shtetëror
![E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-26-222432-380x233.png)
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas
![E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/bi-99999999999999-380x233.jpg)
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë