LAJMI I FUNDIT:

Tite zgjedh kapitenin e Brazilit dhe i lutet çdo ditë Zotit për ta fituar Botërorin

Tite zgjedh kapitenin e Brazilit dhe i lutet çdo ditë Zotit për ta fituar Botërorin
TERESOPOLIS, BRAZIL - MAY 24: Head coach Tite speaks to his players during a training session of the Brazilian national football team at the squad's Granja Comary training complex on May 24, 2018 in Teresopolis, Brazil. (Photo by Buda Mendes/Getty Images)

Kombëtarja e Brazilit do ta nisë aventurën e saj në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’ në takim ndaj Zvicrë.

Brazilianët ditën e sotme do të përballen me ekipin përfaqësueses të Zvicrës që është e mbushur me futbollistë shqiptarë.

Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka dhe Blerim Xhemaili janë futbollistët tanë që luajnë për helvetikët.


Rivalët e Zvicrës, Brazili tanimë ka zgjedhur edhe kapitenin e Kombëtares.

Tite gjatë seancës stërvitore me Brazilin (Getty Images)

Trajneri i Brazilit, Tite kishte preferuar që t’ia dhuronte në çdo ndeshje nga një futbollisti të ndryshëm shiritin e kapitenit para se të vendoste.

“Marcelo do të jetë kapiteni ynë në Botëror. Ai është një nga futbollistët që ia ka ndryshuar fytyrën këtij ekipi kombëtar”, ka thënë Tite.

Rusia 2018
Lexo po ashtu Rusia 2018

Ndryshe trajneri brazilian ka thënë se i lutet çdo ditë Zotit për ta realizuar ëndrrën e tij të madhe.

“Kam shumë përgjegjësi dhe e ndjej këtë. I lutem çdo ditë Zotit që ta realizojë ëndrrën time të madhe për ta fituar Botërorin”, deklaroi Tite.

Brazili përballet me Zvicrën sonte (e diel) me fillim nga ora 20:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Liridon Krasniqi u bë idhull në Malajzi – si u bë emri i tij njëri nga emrat që ky popull vendosi t’ua lë fëmijëve

Kosovë
Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Sergio Ramos drejt një transferimi befasues në Ligën Premier

Premier League
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Tifozët e Tottenham filluan talljen ndaj Pep Guardiolës në fund të ndeshjes, të gjithë kënduan një këngë për trajnerin spanjoll

Premier League
Kalo në kategori