LAJMI I FUNDIT:

Rosa ‘dado’ u kujdes për 51 zogj të vegjël (Foto)

Rosa ‘dado’ u kujdes për 51 zogj të vegjël (Foto)

Të jesh prind për herë të parë është shumë stresuese dhe të kesh dikë që kujdeset së paku ndonjëherë për fëmijët, është një lehtësim shumë i madh.

E njëjta ndodhë edhe në botën e rosave kanadeze, ku rosa më e vjetër e grupit, bëhet dado dhe kujdeset për të vegjlit e atyre që janë bërë prindër për herë të parë, transmeton Telegrafi.


Një rast i tillë, është parë së fundmi në liqenin Leduc të Kanadasë, ku shumë rosa i kanë sjellë zogjtë e tyre.

Pasi është formuar grupi, prindërit biologjikë janë larguar dhe për 51 zogj është përkujdesur një rosë, duke i dërguar për not nëpër liqe.

Me kryerjen e detyrës prej dados, rosa në të njëjtën kohë iu ka dhënë mundësi më të mëdha të zhvillojnë aftësitë e mbijetesës.

“Kam parë shumë rosa, që kishin deri në 20 zogj, por këtu ishte një grup enorm. Ishte një skenë e mrekullueshme”, ka thënë Joe Chowaniec, që merret me fotografimin e zogjve të ndryshëm.

Ekspertët e botës së egër, kanë thënë se ky është një sistem i rregulluar në botën e rosave, kur më e vjetra, e shoqëruar nganjëherë edhe nga partneri saj, kujdesen për një ditë, vetëm për të vegjlit e atyre që bëhen prindër për herë të parë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Vogëlushja mendonte se në dhomën e saj ka përbindësha - bletari zbulon mbi 60 mijë bletë

Interesante
Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Rekord i ri botëror: Amerikani gjuan dhe kap shpatën me zjarr 73 herë në 30 sekonda

Interesante
Kali i vogël me bishtin më të gjatë në botë thyen rekord botëror

Kali i vogël me bishtin më të gjatë në botë thyen rekord botëror

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Kalo në kategori