LAJMI I FUNDIT:

Limaj uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Limaj uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Limaj ka thënë se kjo festë është simbol i sakrificës, paqes, dashurisë, harmonisë dhe i përkushtimit ndaj Zotit.


“Në prag të festës së Fitër Bajramit, në emër të Nismës Socialdemokrate dhe në emrin tim personal,  të gjithë besimtarëve myslimanë urime Festa e Fitër Bajramit!

Kjo festë vjen pas muajit të Shenjtë të Ramazanit, i cili është simbol i sakrificës, paqes, dashurisë, harmonisë dhe i përkushtimit ndaj Zotit.

Në këtë festë ndajmë përgëzimet dhe urimet më të mira për njëri-tjetrin.

Uroj në këtë ditë feste që në familjet tuaja të keni mirëqenie, dashuri, lumturi dhe begati”, ka shkruar Limaj.