LAJMI I FUNDIT:

​Haradinaj uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

​Haradinaj uron besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit

Kryeministri Ramush Haradinaj, duke i uruar besimtarët myslimanë me rastin e fetës së Fitër Bajramit, ka vlerësuar se kjo festë përhapë frymën e përmbushjes së qëllimit të sakrificës.

“Urime festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve muslimanë. Në këtë festë, që përhapë frymën e përmbushjes së qëllimit të sakrificës, uroj të jemi të bashkuar në jetësimin e mesazheve për paqe dhe tolerancë, për ta ruajtur besimin në vlerat kulmore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. /Telegrafi/