LAJMI I FUNDIT:

Pompeo: SHBA shpreson për një “çarmatim në përmasa mjaft të mëdha” të Koresë së Veriut

Pompeo: SHBA shpreson për një “çarmatim në përmasa mjaft të mëdha” të Koresë së Veriut

Shtetet e Bashkuara shpresojnë për një “çarmatim në përmasa mjaft të mëdha” të Koresë së Veriut brenda 2 vjetësh e gjysmë, tha sekretari i Shtetit, Mike Pompeo të mërkurën, një ditë pasi presidenti Donald Trump nënshkroi një marrëveshje me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, ku parashikohet dhënia fund e programit të armëve bërthamore të Phenianit.

Diplomati i lartë i SHBA, i cili informoi në Seul zyrtarët e Koresë së Jugut rreth takimit Trump-Kim në Singapor, tha se SHBA “pa asnjë dyshim” kërkojnë një veprim të verifikueshëm të Koresë së Veriut për të çnuklearizuar gadishullin Korean deri në fund të mandatit të parë të Presidentit Trump në Shtëpinë e Bardhë në janar 2021.


“Unë jam i bindur se ata e kuptojnë se do të ketë verifikim në thellësi”, tha Pompeo, duke shtuar se bisedimet e mëtejshme me Korenë e Veriut mbi mënyrën se si dhe kur do të përfundojë programi i saj bërthamor do të rifillojnë “diku javën e ardhshme”.

Ai tha se Trump dhe Kim arritën mirëkuptime të cilat nuk u pasqyruan me shkrim në dokumentin që ata nënshkruan.

“Jo e gjitha u pasqyrua në dokumentin përfundimtar”, tha Pompeo.

“Pati shumë aspekte të tjera ku u arritën mirëkuptime por ne nuk mundëm t’i pasqyrojmë me shkrim. Kjo do të thotë se ka ende punë për të bërë. Gjithsesi është bërë një punë të madhe përtej asaj që duket në dokumentin përfundimtar. Kjo do të jetë pika nga do të fillojmë kur të kthehemi në bisedime”, tha ai.

Në SHBA, kritikët e marrëveshjes thanë se ajo ishte tepër e shkurtër dhe nuk kishte detaje dhe se Presidenti Trump i kishte bërë shumë lëshime Kimit, sidomos me njoftimin e papritur të tij Shtetet e Bashkuara do t’i jepnin fund manovrave të tyre ushtarake me Korenë e Jugut, diçka që prej kohësh e kishte irrituar Korenë e Veriut.

Presidenti Trump u kthye në Uashington, duke deklaruar në Twitter: “Nuk ka më kërcënim bërthamor nga Koreja e Veriut”, edhe pse marrëveshja që ai nënshkroi me udhëheqësin Kim Jong un nuk tregon në hollësi se si do të çmontohet nga Pheniani programin i tij i armëve bërthamore. /bw/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori