LAJMI I FUNDIT:

Kalifornia do të mund të ndahet në tri shtete

Kalifornia do të mund të ndahet në tri shtete

Votuesit në Kaliforni përmes referendumit do të vendosin nëse shteti i tyre do të ndahet në “tri pjesë”.

Një përpjekje e një sipërmarrësi miliarder mund ta ndajë Kaliforninë në tri shtete të veçanta nëse kështu vendoset në nëntorin e këtij viti nga qytetarët.


Nëse Iniciativa Cal-3, e Tim Draper merr shumicën e votave, do të shkaktonte një proces të gjatë për të ndarë Kaliforni në shtetet veriore, jugore dhe qendrore.

Draper kishte bërë fushatë pa sukses për gjashtë vjet, fillimisht me një plan për të ndarë shtetin në gjashtë rajone të reja.

Është hera e parë në 150 vjet që kjo zgjedhje është në fletëvotimin e shtetit.

Nëse propozimi bëhet realitet, do të ishte ndarja e parë e një shteti, që kur Virxhinia Perëndimore u nda nga Virxhinia në 1863.

Sipas një memorandumi të paraqitur të martën nga Sekretari i Shtetit i Kalifornisë, Draper mblodhi më shumë se 402,468 nënshkrime nëpër qarqet e shtetit për propozimin.

Cal-3 synon të thyejë Kaliforni në tri shtete të reja: Kalifornia Veriore, Kalifornia e Jugut dhe Kalifornia.

Shteti i ri Kaliforni do të përqendrohet rreth Los Anxhelosit deri në Monterey County.

Kalifornia Veriore do të përfshinte Zonën e Gjirit dhe Sacramento.

E ajo jugore do të shtrihej nga San Diego në Fresno. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori