LAJMI I FUNDIT:

Analizë: Të pamposhtur dhe gjithnjë të uritur për gola – a ka gabuar Spanja me shkarkimin e Lopeteguit?

Analizë: Të pamposhtur dhe gjithnjë të uritur për gola – a ka gabuar Spanja me shkarkimin e Lopeteguit?

Spanja ka shkarkuar në mënyrë sensacionale përzgjedhësin Julen Lopetegui. Koha është të hedhim një shikim për numrat prapa kohës së tij në krye të kombëtares së Spanjës.

Spanja shkaktoi atë që mund të jetë tronditja më e madhe në Botërorin që do të nisë të enjtën, Rusia 2018, vetëm 24 orë para fillimit të garës.


Kryetrajneri Julen Lopetegui ishte shkarkuar dy ditë para ndeshjes hapëse ndaj Portugalisë dhe vetëm tri javë pas nënhkrimit të një rinovimi deri në vitin 2020.

Luis Rubiales, presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) ka pohuar se ai nuk ka pasur zgjedhje tjetër pas vendimit të Lopeteguit për t’u bërë trajner i ri i Real Madridit.

Edhe pse Lopetegui nuk do ta merrte pozitën në Bernabeu deri pas Botërorit, Rubiales ishte i frustruar me mënyrën se si u zhvilluan negociatat pa dijeninë e RFEF, duke e shtyrë kështu që të vendosë për shkarkimin e trajnerit.

Por, me Spanjën që u duk mjaft e fortë në miqsoret para Botërorit dhe me disa lojtarë thuhet të kenë telefonuar duke kërkuar qëndrimin e Lopeteguit, a ka bërë Rubiales një gabim trashanik?

Hedhim një shikim në statistikat e 51 vjeçarit, të cilat janë të bazuara në institutin Opta.

20Lopetegui nuk ka humbur në 20 ndeshjet e fundit, duke fituar me Spanjën 14 ndeshje dhe duke barazuar në gjashtë sfida. Kjo është ecuria më e gjatë e pamposhtshmërisë para Botërorit, Rusia 2018.

25Vetëm Luis Aragones ka pasur fillim më të mirë si trajner i Spanjës, duke mos u mundur në 25 sfida.

61 – Spanja ka shënuar 61 gola me Lopeteguin dhe asnjë ekip nuk ka arritur që të mos pranojë gol në përballje me Stuhinë e Kuqe.

13 Asnjë lojtar nuk ka fituar më shumë ndeshje për Spanjën gjatë periudhës së Lopeteguit si trajner se sa Sergio Ramos, i cili shijoi 13 fitore.

11Isco ishte lojtari i dytë më produktiv për Spanjën në kohën e Lopeteguit, duke shënuar nëntë gola dhe duke asistuar në dy të tjerë. David Silva kryeson para tij. (17 – 11 gola, 6 asistime).

7 Shtatë nga lojtarët aktual të Real Madridit janë ftuar nga Spanja prej Lopeteguit – kurse Jesus Vallejo është i vetmi i cili nuk ka bërë ende asnjë paraqitje.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori