LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës nuk e lejon transmetimin e Botërorit në shesh

Komuna e Prishtinës nuk e lejon transmetimin e Botërorit në shesh

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që të mos lejojë transmetimin e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’ në shesh. Ky transmetim ishte planifikuar të bëhet nga kompania KD Events, por asaj i është revokuar pëlqimi nga komuna. Zyrtarë të Komunës së Prishtinës nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje, duke mos dhënë asnjë sqarim.

Drejtori ekzekutiv i KD Events, Kushtrim Demiri, në një konferencë për media, ka thënë se një eveniment të ngjashëm kishin organizuar edhe para dy vitesh, por kësaj radhe nuk u lejua një gjë e tillë duke mos ditur arsyen e vërtetë të komunës dhe kryetarit Shpend Ahmeti, transmeton KosovaPress.


“Kjo është kërkesa që kemi bërë në drejtori për t’u pajisur me pëlqim që kemi marrë më 4 qershor prej Drejtorisë Publike. Ajo çka vlen të theksohet është se pas kësaj date ne na japin lejen dhe fizikisht na kanë thirrur më 6 qershor në mëngjes në zyrat e drejtorisë që kemi marrë lejen. Çuditërisht, pas gjashtë orëve ne marrin një e-mail në të cilin thuhet se është revokuar leja. Arsyeja e revokimit të lejes është se sheshi është i zënë dhe nuk mund të jetë për 30 ditë”, ka thënë Demiri.

Demiri ka theksuar se kompania që ai drejton ka kryer të gjitha detyrimet dhe ka marrëveshje me transmetuesin publik për transmetimin në shesh të këtij evenimenti sportiv, ndërsa paralajmëroi se kjo çështje nuk do të përfundojë me kaq, pasi moslejimi i transmetimit në shesh bëhet për interesa personale të Komunës së Prishtinës.

“Ne do të kërkojmë edhe domethënë të gjitha hapat ligjorë, t’i shfrytëzojmë ato thjesht për humbje të cilat na kanë kushtuar. Por, gjithsesi edhe padia penale, edhe padia civile ndaj të gjithë personave që i kanë shkelur këto, për arsye se qyteti është i Prishtinës, qytetarëve të saj dhe nuk është i kryetarit”, ka shtuar Demiri.

KosovaPress ka kontaktuar me Komunën e Prishtinës, por Zyra për Media nuk ka qenë e gatshme të japë përgjigje. Ndërsa, Habib Qorri nga Komuna e Prishtinës, duke mos dashur të flasë para kamerave, tha “se nuk është çështje për të cilën duhet të flasë”.

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Gjiganti anglez ofron 15 milionë euro për Ernest Muçin

Premier League
Kalo në kategori