LAJMI I FUNDIT:

Gold AG për Fadil Vokrrin: Keq që po të vlerësojmë kur të humbëm

Gold AG për Fadil Vokrrin: Keq që po të vlerësojmë kur të humbëm

Ditë më parë, të gjithë shqiptarët u shokuan me të marrë lajmin se ish-kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ndërroi jetë.

Ky lajm ka bërë që shumë prej shqiptarëve të pikëllohen, kjo pasi një nga njerëzit më meritorë për futbollin kosovar, u nda befasishëm nga jeta.


Të shumtë ishin edhe figurat publike të cilët shprehën ngushëllime qoftë përmes rrjeteve sociale, apo duke bërë homazhe.

Reperi Gold AG është një ndër ta, i cili ka vlerësuar lartë figurën e të ndjerit, duke bërë homazhe para portretit të Fadil Vokrrit.

Yje të shumtë shprehin ngushëllime për humbjen e Fadil Vokrrit
Lexo po ashtu Yje të shumtë shprehin ngushëllime për humbjen e Fadil Vokrrit

Këtë fotografi ai e ka publikuar në Instagram, teksa në mbishkrimin e fotografisë ka lënë një mesazh të ndjerë për Vokrrin.

https://www.instagram.com/p/Bj5cG_yF03O

” Lamtumirë legjendë, keq që po të vlerësojmë kur të humbëm”, ka shkruar Gold AG në mbishkrimin e fotografisë.

Komentet e fansave përbri fotografisë kanë qenë të shumta, teksa shumica e komentuesve gjithashtu kanë shprehur vlerësime për të ndjerin. /Telegrafi/