Forumi i Patriotëve Mendjelirë të cilët më herët u vunë kundër qeverisjes së Nikolla Gruevskit, tash reaguan ashpër kundër marrëveshjes Zaev-Tsipras. Thonë se nuk do të përkrahin ndryshimin e Kushtetutës, dhe paralajmëruan se në referendumin e paralajmëruar do ta organizojnë popullin me qëllim që t’i kundërvihet kësaj tradhtie të të pabesit Zaev.
“Forumi i Patriotëve Mendjelirë ashpër reagojnë për sjelljen e tradhtarit të madh Zoran Zaev dhe shërbëtorëve të tij. Qëllimi i Forumit të Patriotëve të Lirë është integrimi i Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO, por në asnjë çast nuk do të lejojmë shtrembërim të kurrizit dhe sjellje tradhtare. Përkundrazi, në kohën kur BE bisedon për ndryshimin e modelit si ndalimi i të drejtës për veto, për ne është e pakuptueshme tradhtia e Zoran Zaev.
Duam t’i tregojmë tradhtarit Zaev të ndaloj të poshtëroj historinë e Maqedonisë dhe njerëzve që ja kanë kushtuar jetën Maqedonisë. Është e qartë se tradhtari Zaev duhet të ulet dhe të lexojë pak historinë e Maqedonisë, sepse nëse do të kishte lexuar, do të dijë se të gjithë të rënët për Maqedoni të cilët dje i përmendi, kanë luftuar për shtet të pavarur dhe sovran maqedonas.
I bëjmë thirrje tradhtarit Zaev që të tregojë të gjithë pjesën e marrëveshjes. Ajo që ishte e thënë në konferencën e mbrëmshme për ne nuk ka asnjë rëndësi, sepse Zaev në suaza botërore është shembulli kryesor i politikanit që qëndrimet e tij politike i ndërron më shpesh se sa me çorapet që i bart”, reagojnë nga ky forum./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh
BE i reagon Kurtit: Marrëveshja e dialogut nuk përfshin dërgimin e draftit në Komisionin e Venedikut
'Pasarela' që lidh Pallatin e Rinisë me Hotelin Grand do të vazhdohet sipas planit të viteve ’70-ta
Hovenier: Kosova mund të përparojë vetëm me përkrahjen e SHBA-së, duhet të marrë parasysh shqetësimet tona
Shqipëria heq testin e gjuhës për shtetësi për shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi
Sala Jashari aderon në PDK, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
AMP
Publikohet audio e bisedës në mes të oficerit të BIA-s dhe të dyshuarit për spiuanazh, Bedri Shabani
Gjashtë ditë të tmerrshme në burgun e Stanfordit - historia e eksperimentit që njerëzit paqësorë i shndërroi në ‘përbindësha’
Ky është restoranti më i mirë në botë për vitin 2024
Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë
Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh