LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave ka qenë i pritur (Video)

Limaj: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave ka qenë i pritur (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave, ka qenë i pritur.

Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka theksuar se diskutimi për këtë temë është debat i shterrur.

“Para se t’i drejtohem organeve gjyqësore është debatuar në parlament. Unë nuk kam pritur vendim tjetër. Diçka që nuk është e ndaluar me ligj, nuk ka mundësi për interpretim tjetër”, ka shtuar Limaj.


Sipas tij, ka nevojë të madhe që cështja e pagave të rregullohet me ligjin për paga në të gjitha nivelet.

“Vendime për rritjen e pagave ka pasur vazhdimisht, dhe kjo nuk ka qenë në rregull. Duhet të ulemi ta bëjmë një ligj, duke marrë parasysh shumë elemente. Urgjent që do të bëhej ligji dhe përfundimisht të rrregullohej ky problem”, ka theksuar Limaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori