LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Suedia thellojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit

Kosova dhe Suedia thellojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka pritur sot në takim ambasadorin suedez në Kosovë, Henrik Nilsson, me të cilin ka biseduar rreth angazhimeve për përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Kosovë.

Ajo me këtë rast falënderoi shtetin suedez për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës, e në veçanti në fushën e mjedisit, me ç‘rast vlerësoi se Suedia është një shembull shumë i mirë për t’u ndjekur sa i përket çështjes së mjedisit dhe zgjidhjes së problemeve mjedisore.

Ministrja po ashtu shfaqi shqetësimin për shkak të mungesës së informacioneve për burimet ujore që ka Kosova që nga viti 1984 dhe se është e interesuar që të fillojë me hulumtime për të vrojtuar situatën aktuale të kapaciteteve ujore.

Ndërsa, ambasadori Nilsson tha se mjedisi dhe ndryshimet klimatike janë fushë e një rëndësie të veçantë dhe se bashkëpunimi ndërkombëtar është kyç për arritjen e suksesit.

Ai kërkoi po ashtu që të adresohen çështjet mjedisore dhe përfshirjen e popullatës lokale nga të gjitha komunitetet lokale.

Ndryshe, Suedia është duke punuar në procesin e një bashkëpunimi të  ri katërvjeçar të mbështetjes institucionale mes Agjencionit Suedez për Mbrojtje të Mjedisit dhe Agjencionit për Mbrojtje të Mjedisit të Kosovës e planifikuar të fillojë vitin tjetër. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

​Qyteti i Nagoldit në Gjermani kërkon binjakëzim me qytete nga Kosova e Shqipëria

Lajme
Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Ish-udhëheqësi i inovacionit në Mercedes Benz, Philip Gneiting: Kosova ka rini me ide të mira për startup-e

Elfije Boletini
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë shumë shpejt

Siguri
Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, katër të lënduar

Kronika e Zezë
Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Tragjedi në Greqi, mbytet në det fëmija shqiptar

Lajme
Kalo në kategori