LAJMI I FUNDIT:

Seferi e dorëzon meçin ndaj Tyson Furyt

Seferi e dorëzon meçin ndaj Tyson Furyt
(Foto: Getty Images)

Sefer Seferi e ka dorëzuar duelin ndaj Tyson Furyt në fund të raundit të katërt në meçin që u zhvillua në Manchester Arena.

Pas katër raundesh, kampi i boksierit shqiptar e tërhoqi atë nga dueli për të penguar ndonjë lëndim eventual apo nokaut në vazhdimësi të përballjes.


Meçi nisi me një puthje në buzë ndërmjet dy boksierëve, gjë e që rrallë ndodh të shihet në boks.

Raundi 1: Seferi përpiqej ta godiste kundërshtarin, mirëpo diferenca e madhe në gjatësi ia pamundësonte një gjë të tillë.

Raundi 2: Ndërkohë që tifozët kërkonin aksion nga Fury, ishte shqiptari ai që e vazhdonte aksionin. Kah mesi i këtij raundi, Tyson e testoi paksa kundërshtarin, i cili iu shmang goditjeve të tij, ndërsa Seferi pësoi një goditje prapa koke. Pos në ring, rrahje kishte edhe ndërmjet tifozëve që kishin ardhur për ta shikuar meçin.

Raundi 3: Seferi vazhdonte të ishte aktiv në ring, teksa britaniku e priste momentin e duhur për ta ndëshkuar boksierin shqiptar. Diferenca në gjatësi dhe në peshë, e lejonte Furyn që ta godiste fuqishëm 39-vjeçarin.

Raundi 4: Seferi dhuroi disa goditje në fillim të këtij raundi, por kundërshtari i tij dukej shumë i sigurt në shanset e tij për triumf dhe në këtë mënyrë e goditi disa herë duke rrezikuar që ta rrëzojë shqiptarin. megjithatë, ai ia doli të mbahej deri në fund të këtij raundi.

Në fund të raundit të katërt, Seferi e dorëzoi meçin ndaj Tyson Furyt, për të cilin ky është fillimi i një rikthimi drejt majave të boksit në kategorinë e peshave të rënda. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori