Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në interpelancën për Telekomin dhe Postën e Kosovës, ka thënë se borxhi total i Postës dhe Telekomit të Kosovës është 60 milionë euro dhe gjendja e rëndë ka ardhur për shkak të menaxhimit të dobët, pezullimit të investimeve, kontratat e dëmshme, proceset gjyqësore, arbitrazhet e humbura dhe mungesa e një strategjie se si të dilet nga kjo gjendje.
Ai tha se dikur i ka dhënë pare shtetit por pas një periudhe të caktuar kohore, kompania ka shënuar rënie dhe ka minus të mëdhenj ekonomik, transmeton Kosovapress. Sipas tij, në vitin 2018 janë punësuar 104 punëtorë, kontratë mbi vepër por nuk janë si rezultat i bordit të ri, pasi vetëm tre persona janë punësuar pas zgjedhjes së bordit të ri.
“Kemi trashëguar një gjendje financiare, borxhi total i kësaj kompanie është 60 milionë euro në të dhënat që i posedojmë ne, dhe ky borxh ka vazhduar kështu ndër vite, në 2015 , 51 milionë, me radhë nëpër vite, deri në këtë vit janë shtuar 4 milionë, por edhe në këtë vit është me hutmbje. Çka e ka shkaktuar këtë rënie, e para menaxhimi i dobët me krejt projektet, mungesa e një plani të mirëfilltë, pastaj pezullimi i investimeve që kanë mundur të krijojnë pozicion më të favorshëm në treg, kontratat e dëmshme, proceset gjyqësore, arbitrazhet e humbura dhe mungesa e një strategjie të çart si me dal nga kjo gjendje“, tha ai.
Ai shtoi se Qeveria mendon se duhet të ndërmerren një varg masash që duhet të ndërmerren, do ta ndihmojnë Telekomin.
“Ne mendojmë që edhe ulja e pagave është logjike për faktin se paga mesatare është e lartë, është mbi mesataren e vendit dhe një ulje për një kohë të caktuar që do të ishte 10 % ose ku ta di unë, nuk do të ishte rrezik për punëtorët, por përkundrazi një përkrahje që me nxjerr kompaninë nga gjendja që është, me këtë nuk po them që barra për ta shpëtuar kompaninë me ra vetëm mbi punëtorët, por iu sigurojë se nëse nuk ndërmerren një zinxhirë i masave, e uljes së shpenzimeve, ndërprerjes ose sanimit ose mos vazhdimit të kontratave të dëmshme, kompania është në një gjendje të vështirë“, tha Haradinaj.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe