LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur rrota del nga një veturë, dhe fluturon në kokën e një motoçiklisti që mbetet i vdekur në vend (Video, +18)

Momenti kur rrota del nga një veturë, dhe fluturon në kokën e një motoçiklisti që mbetet i vdekur në vend (Video, +18)

Një motoçiklist ka humbur jetën kur një veture i doli rrota nga vendi dhe fluturoi drejt e në kokën e motoçiklistit, që u përplas në tokë derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe.

Kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar nga një motoçiklist tjetër që po lëvizte prapa viktimës, dhe që kishte të vendosur një kamerë në helmetë, transmeton Telegrafi.


Incidenti ka ndodhur në një autostradë afër kryeqytetit të Brazilit, Brasilia. Në fillim të videos shihet motoçiklisti duke vozitur, kur befasisht një rrotë fluturon dhe e godet në kokë duke e përplasur për asfalti.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, policia ka konfiskuar veturën e tipit Volkswagen Golf të cilës i kishte fluturuar rrota, dhe nëse konstatohet se ishte faktori njeri dhe neglizhenca që qoi në vdekjen e motoçiklistit, atëherë ai mund të përfundojë prapa grilave për shumë vite.

Jorge Ademir që ka filmuar skenën e frikshme ka deklaruar se nuk kishte pasur kohë të reagojë, pasi që gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

“Ai përfundoi në asfalt derisa unë arrita të ndal motoçikletën. Në fillim nuk e kuptova se çfarë ndodhi, por më pas u binda se ishte rrota e veturës ajo që ia mori jetën motoçiklistit.

Viktima 42-vjeç nuk është emëruar, ndërsa policia ka refuzuar të japë detaje tjera për të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”

Serbia
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë

Botë
Kalo në kategori