LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Kosova është ndryshe prej se jam unë kryeministër (Live)

Haradinaj: Kosova është ndryshe prej se jam unë kryeministër (Live)

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha sot në Kuvend se Kosova nuk është ajo që ka qenë kur e ka marrë drejtimin e Qeverisë, sa i përket luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

Haradinaj tha se punën që po e bëjnë kundër krimit dhe korrupsionit tregon se Kosova e tanishme dallon me atë që ishte para marrjes së mandatit të kryeministrit.


“Gjendja në rend dhe ligj nuk është e kënaqshme në Kosovë, edhe gjendja në rend dhe ligj është sfidë për Kosovën, veçanërisht luftimi i llojeve të ndryshme të krimit dhe korrupsionit… Fokusi im ka shkuar kryesisht për t’i ndihmuar institucioneve të rendit dhe të ligjit që t’i ushtrojnë funksionet e veta në bazë të mandatit të tyre kushtetues e ligjor, që ta rifitojnë në tërësi fuqinë e tyre kushtetuese e ligjore të punojnë të pandikuar dhe papenguar nga askush… Mund t’iu them pra se dinamika ose treguesi i asaj që po ndodh në rend dhe ligj dallon nga kohërat e mëhershme, nuk them se Kosova i ka zgjedhur problemet e korrupsionit dhe se mund të mburremi me vendet e tjera, por në raport me gjendjen e marrë dhe këtë kohë, bëhet fjalë për një Kosovë tjetër, nuk është e njëjta”, u shpreh Haradinaj.

Ndryshe, Haradinaj sot është në tri interpelancë.

  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP-LVV dhe të GP të LDK në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
  • Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP- LDK, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione. /

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori