UBT po sjell në Kosovë dhe rajon edhe një risi tjetër, që ka të bëjë me digjitalizimin e shëndetësisë, nismë kjo që do të jetë në shërbim të studentëve dhe të komuniteti. Ky laborator do të jetë i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë dhe rajon.
UBT dhe kompania e njohur austriake AME International, kanë krijuar një bashkëpunim strategjik që synon të promovojë zgjidhje teknologjike për shëndetësi digjitale, për të ndarë përvojën dhe njohuritë austriake në fushën e e-shëndetësisë dhe të krijojë një qendër të njohurive për shëndetësi digjitale në UBT, nga e cila do të përfitojë sektori i industrisë dhe kujdesit shëndetësor në Kosovë.
Leksionet e para të modulit “Hyrje në Shëndetin Digjital” dhe përdorimi i provave të laboratorit të shëndetit të AME-s u zhvilluan më 16-18 maj, në UBT.
Sipas prof. dr Edmond Hajrizi, një modul edukativ i përgatitur bashkërisht, që mbulon aspekte të ndryshme të shëndetit digjital, tash e tutje do të mësohet në UBT.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se laboratori e-shëndeti ( shëndetësisë digjitale)i AME-s është themeluar në UBT. Laboratori shëndetësor i AME-s do të ofrojë zgjidhjet më të mira bashkëkohore të TIK-ut për shëndetin digjital. Ky aktivitet do të kontribuojë në një shkëmbim më të mirë të njohurive dhe ekspertizës, të cilat ne besojmë se do të hapin horizonte dhe mundësi të reja në epokën e shëndetësisë digjitale në Kosovë”, tha drejtori i AME International, Heinz Messinger.
Studentët dhe stafi akademik do të kenë qasje akademike në sistemin elektronik të shënimeve shëndetësore, portalin e pacientit dhe platformën e shkëmbimit të informacionit shëndetësor të ofruesit të njohur të zgjidhje shëndetësore në fushën e TIK-ut, “ Tiani Spirit”.
Përveç kësaj, një shikues i gjeneratës së re i radiologjisë, “MedDream”, ofruar nga Softneta dhe një shikues i avancuar i radiologjisë 3D, i ofruar nga “VisuApps”, do të jenë në dispozicion të studentëve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
Rama, vizitori i parë i Terminalit të ri
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
Telegrafi Jobs - Aleati juaj i besuar në kërkimin e punës
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?