LAJMI I FUNDIT:

Ilir Tolaj lirohet nga të gjitha akuzat

Ilir Tolaj lirohet nga të gjitha akuzat

Ish-sekretari i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj është liruar nga të gjitha akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Këtë e ka bërë të ditur avokati i tij, Besnik Berisha përmes një psotimi në Facebook.

Lirimin e Tolajt nga të gjitha akuzat, Berisha e ka cilësuar si lajm të mirë dhe të merituar për Toljan dhe familjen e tij, por lajm i keq për nivelin e Prokurorisë.


“Lajm i mire dhe i merituar për z. Ilir TOLAJ dhe familjen e tij, lajm i keq për nivelin e Prokurorisë. LIROHET nga te gjitha pikat e aktakuzës ish Sekretari i Ministrisë se Shëndetësisë, Prof. Dr. Ilir TOLAJ”, ka shkruar Berisha.

Lirimin e Tolajt dhe pesë të tjerëve e ka bërë të ditur edhe Gjykata Themelore e Prishtinës përmes një njoftimi për media.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin PKR.nr.382/15 kundër të akuzuarve I.T,
Z.K, B.F, V.H-P, F.T dhe R.TH për veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 422, paragrafi 1 lidhur me nenin 31, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit I.T, Z.K, B.F, V.H-P, F.T dhe R.TH janë liruar nga akuza, pasi që gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën janë ngarkuar.

E dëmtuara Ministria e Shëndetësisë, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil. Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ilir Tolaj, akuzohej nga prokuroria Speciale e Kosovës për 12 pika të shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimeve, një pikë për dhënie të ryshfetit, një për shmangie nga tatimi si dhe për pengim i të provuarit./Telegrafi/