LAJMI I FUNDIT:

Prishtina në Ligën e Evropës – Fillimisht fiton 220 mijë euro, play-offi vlen 1.3 milion euro, faza e grupeve 3.92 milionë euro

Prishtina në Ligën e Evropës – Fillimisht fiton 220 mijë euro, play-offi vlen 1.3 milion euro, faza e grupeve 3.92 milionë euro

550 milionë euro shpërblime për të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në edicionin 2018-2019 në Ligën e Evropës.

Ky është buxheti i UEFA-s për garën e dytë më të rëndësishëm për klube në Evropë, dukshëm më e madhe se sa në vitet e shkuara.


Çdo skuadër që arrin të jetë pjesëmarrëse në fazën e grupeve do të shpërblehet me 2.92 milionë euro.

Prishtina para ndeshjes (Foto: FC Prishtina)

Fituesit e çdo grupi do të marrin një bonus prej 1 milion euro, ndërsa të kualifikuarat si të dytat e çdo grupi 500 mijë euro secila.

Çdo fitore në fazën e grupeve vlen 570 mijë euro, ndërsa barazimi 190 mijë euro.

Por sa do të përfitojnë Prishtina? Klubi ynë i Superligës që merr pjesë në Ligën e Evropës dhe e nis nga faza para-eliminator, vetëm si pjesëmarrës fiton 220 mijë euro.

Foto: FC Prishtina

Për çdo fazë që Prishtina e kalon shuma rritet edhe për 20 mijë euro nga shumë  paraprake.

Nëse Prishtina e bën mrekullinë dhe arrin deri në fazën play-off do të fitojë 1.3 milion euro.

Prishtina, nëse e bën të paimagjinueshmen dhe kalon në fazën e grupeve, do të përfitonte në total 3.92 milionë euro (pa marrë në konsideratë shpërblimet për rezultatet pozitive të mundshme në fazën e grupeve). /Telegrafi/ 

Fazat kualifikuese

Faza para-eliminator         220.000 euro

Faza e parë kualifikues     240.000 euro

Faza e dytë kualifikues     260.000 euro

Faza e tretë kualifikues    280.000 euro

Faza play-off                    300.000 euro

(Skuadrat që e kalojnë edhe fazën play off nuk e përfitojnë shumën 300 000 euro, pasi marrin shpërblim për pjesëmarrjen në fazën e grupeve, 2.92 milionë euro)

Në trend Sport

Më shumë
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Fabregas mbajti fjalën, dërgon në Ibiza të gjithë skuadrën e Comos pas kalimit në Serie A

Serie A
Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Ylli i Spanjës humb Euro 2024 shkaku i lëndimit

Përfaqësueset

"Chelsea nuk gaboi me largimin e Havertz, gaboi me Kovacicin" - legjenda franceze analizon gabimet e ish klubit të tij

Premier League
Kalo në kategori