Akademia Mbretërore e Britanisë së Madhe në verë do të ekspozojë dy piktura të Winston Churchillit të nënshkruara me pseudonimin David Winter, transmeton Telegrafi.
Këto piktura më 1947 ishin dorëzuar për Ekspozitën Verore dhe në fakt ato ishin pëlqyer nga komiteti përzgjedhës. Presidenti i Akademisë, Alfred Munnings, pas vendimit të tyre ka thënë: “Mirë keni bërë që i ekspozoni, se janë të Churchillit”.
Pasi u shfaqën, Churchill e ekspozoi veten si piktor dhe veprat i nënshkruante me emrin e tij.
Pikturat “Rrezet e Diellit në Dimër” dhe “Lumi Lup” nuk ishin për shitje. Më 1955, pas largimit nga posti i kryeministrit, ato i janë dhuruar Galerisë Tate.
Në organizimin e Akademisë të quajtur “Spektakli i madh: 250 vite të Ekspozitës Verore”, që hapet më 12 korrik, të pranishme do të jenë edhe këto piktura.
Gjatë jetës së tij, Churchill cilësohej si piktor amator, por kritiku David Cooms nuk pajtohet me këtë. Ndonëse nuk kishte shkollim të duhur, ai megjithatë ka mësuar nga më të mirët, siç ishin miqtë e tij John Lavery, W R Sickert dhe William Nicholson – të gjithë këta emra të njohur në botën e artit.
Madje, që më 1921 pikturat e tij shfaqen në Paris, me pseudonimin Charles Morin. Ndërsa, ishte komplimentuar nga esteti dhe historiani më i madh i artit, Ernst Gombrich.
“Dikush fillon të shohë, për shembull, që pikturimi është si luftimi i një beteje; dhe përpjekja për të pikturuar, mendoj se është si përpjeka për të luftuar… Nuk ka gjë më emocionuese se të luftosh me sukses. Parimi është i njëjtë. Është problemi i njëjtë si shpalosja e një argumenti të gjatë dhe të ndërlidhur. Është një propozim i cili, qoftë i pjesëve të pakta ose të panumërta, urdhërohet nga një unitet i vetëm i konceptimit”., ka thënë Churchill. Ndërsa, Cooms për të thotë: “Ky unitet është diçka që Winston Churchill e ka kuptuar dhe zotëruar”. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëJeta në komunizmin shqiptar
Fjalë të urta orientale: Mjeshtri i paaftë zihet me veglat e tij
Fadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
Vdekja e Skënderbeut, sipas legjendave të popullit
Karnavalet, origjina dhe domethënia
Fjalimi i Skënderbeut!?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur