Gjatë turneut në Shqipëri me komedinë "Çdo të hënë", Burbuqe Berisha shpreh qëndrimet e saj ndaj teatrit. Regjisorja po mbyll projektin për një serial televiziv, sivëlla me "Seksi dhe qyteti" dhe pohon se jeta me probleme dhe trauma në Kosovë nuk mund të pengojë dialogun me botën femërore.
“Relaks” nëpërmjet teatrit. Ky është mjeti dhe qëllimi që njeriu të zbutet, të çlodhet, të lehtësohet, të çlirohet, të argëtohet. Është pikëpamja e Burbuqe Berishës e cila një stinë e jeton në teatër dhe tjetrën në kinema.
Regjisorja nga Prishtina me komedinë “Çdo të hënë” ka mbyllur dje turin teatror në Shqipëri, në teatrin “Petro Marko” të Vlorës. Në të vërtetë, është e dyta vepër që brenda pak ditësh prezanton në Shqipëri prodhimin teatral që bëjnë sot kompanitë private në Kosovë. Një fushë që tek ne lulëzoi dhe u përzhit në katër vjet. Një ndër këto kompani është “Oda” e cila, edhe pse përballë një publiku modest në numër në skenat e Shqipërisë, do të mbahet mend si kompania e parë kosovare që pati një turne në tre qytete e atdheut amë falë Festivalit “Vera e Adriatikut”.
Në fillim me “Lufta Iliro-romako” e shkruar nga themeluesit i “Odës” Lirak Çelaj, solli në Teatrin Kombëtar në Tiranë një trajtim grotesk të patriotizmave dhe nacionalizmave moderne shqiptaro-kosovare, dhe në vazhdim me komedinë “Çdo të hënë” të Sara Bogattit, botën e përditshme të çikave në slang-un prishtinas.
Për Burbuqe Berishën çështja në këtë vepër dramaturgjike është tek këndvështrimi i tekstit. Ajo është nga ato regjisore që dramaturgjinë si në kinematografi edhe në teatër e “ngjëron” gjithnjë në pak ironi. Kutjojmë “Kosova 9/11” filmi i shkurtër për kuptimin që i jep një popull i vogël sulmit terrorist ndaj Amerikës, i vlerësuar filmi më i mirë në Festivalin Ndërkombëtar në Tiranë (TIFF).
Dialekti dhe ironia janë sipas regjisores dy elementë që e bëjnë këtë vepër teatrale provokative dhe relaksuese. “Jeta jonë është shumë e ngarkuar me probleme, por teatrin unë e shoh si mjet relaksimi, kurse problemet jam e prirë t’i shoh nga këndi ironik”.
Nuk është diskutim i ri, prandaj dhe nuk kërkon vëmendje angazhuese komedia e Bogattit. Megjithatë, ndërsa pritet që femra të vërë pak rregull në kaosin e botës sentimentale ndërmjet sekseve të kundërt, vjen një fund “jo i lumtur”: travestia e sekseve si “pasojë” e rrethanave dhe dështimit për pak lumturi njerëzore.
“Çdo të shtunë” ka shërbyer për Berishën si nxehje dhe si prolog për një bashkëbisedim më të gjatë me botën femërore. Ajo ka në duar projektin për një serial televiziv që sipas saj premton një sivëlla lokal të serialit popullor amerikan “Seksi dhe qyteti”.
Mos do ishte shpallje hapur e një farë vaniteti të elitës skenike në Kosovë kur vendi përballet me probleme dhe trauma? Sipas Berishës, nuk është asnjëherë herët për të hyrë në dialog me botën femërore në Kosovë. Edhe në qoftë kështu, më mirë t’u prihet problemeve se sa të jesh vonë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Një kufi ndau gjuhën e familjes sime - tani po e rikthej

Dy heronjtë e flamurit drejt Vlorës, përmes Myzeqesë…

Viti 1982: Vrasja e Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës

O NATË

Terminatori, 40 vjet pas: Si e parashikoi James Cameroni frikën tonë rreth IA-së?

Brenda tekstit kutelian: Kërkimi i vdekjes si shpëtim dhe etje për amshim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!

Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat

KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera

Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri

Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re

DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike

Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë

DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe