LAJMI I FUNDIT:

Rita pas koncertit në Tiranë: Faleminderit 250.000 nga ju, kalova kohën më të mirë ndonjëherë

Rita pas koncertit në Tiranë: Faleminderit 250.000 nga ju, kalova kohën më të mirë ndonjëherë
Foto: Rita Ora/Instagram

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka mbajtur një koncert gjigant dje (e diel) në Tiranë.

Mijëra qytetarë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” për të parë nga afër interpretimin e artistes shqiptare.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo këndoi për ta hitet e saj më të mëdha të karrierës, ndërsa në një nga momentet më të veçanta ekzekutoi vallen e Rugovës bashkë me valltarët e saj.


Koncerti i plotë i Rita Orës në Tiranë (Video)
Lexo po ashtu Koncerti i plotë i Rita Orës në Tiranë (Video)

E impersionuar me mikëpritjen që i është bërë në kryqytetin shqiptar, Ora ka vendosur që t’i falënderojë fansat në rrjetin social Instagram.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ajo ka publikuar disa fotografi të realizuara gjatë koncertit, në mbishkrimin e së cilës ka falënderuar 250 mijë personat e pranishëm në koncert.

“Të gjithë ju 250.000, ju falënderoj për shfaqjen sonte. Ju mund të jeni kudo në botë dhe keni qenë atje me mua! Gjithësecili që ndihmoi në ngritjen e kësaj shfaqje, së bashku me Erion Veliajn dhe sponsorët. Unë kalova kohën më të mirë ndonjëherë. Verona është destinacioni i radhës”, ka shkruar Ora në Instagram.

https://www.instagram.com/p/BjlI0ssHup_

Përndryshe, këngëtarja shqiptare ishte e pranishme edhe në Kosovë më 17 shkurt të këtij viti, me rastin e kremtimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. /Telegrafi/

Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
“Zhduket

“Zhduket" Egli, Gjesti zgjohet duke e kërkuar, veprimi i tij ngjall reagime të fansave

Magazina
Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Gjesti bëhet pishman: Rizartë, t’kisha me të hjekë prej këtu, mos të të shoh më kurrë në krevet me mua

Magazina
Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Gjesti pasi Rizarta ndan kufirin e shtratit: Nata është pa kontrollë

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Rizarta sfidohet të bëjë “luaneshën” – Banorët e ndihmojnë me këshilla

Magazina
Loja

Loja "E vërteta dhe Dënimi", Egli i kërkon Rizartës të bëjë 10 squats

Magazina
Kalo në kategori