Aloe vera ka shumë veti të dobishme për trupin. Studime dhe dëshmi të shumta konfirmojnë përfitimet e ekstrakteve të aloe vera, prandaj ky produkt është bërë nga më të preferuarat në aspektin e bukurisë dhe shëndetit.
Edona Llonçari
edona.lloncari@flp.com
Dobitë e saja më të njohura janë padyshim reagimi i saj pozitiv në lëkurë, gjithashtu është provuar të jetë një aleat i madh për trajtimet që synojnë humbjen e peshës.
Cilat janë përfitimet e aloe vera për humbje peshe?
Ju keni provuar ndoshta shumë trajtime për të humbur peshë, por pak prej tyre kanë pasur efekte. Ka qindra produkte dobësuese që pretendojnë të japin rezultate të shkëlqyera në një kohë të shkurtër, por këto produkte zakonisht janë të shtrenjta ose nganjëherë nuk kanë efektin e dëshiruar.
Në vijim, njihuni me dobitë që ofron aloe vera, në mënyrë që të shijoni trajtime efektive e të dobishme për linjat dhe shëndetin e trupit tuaj.
Aloe vera është një mënyrë e shkëlqyer për të pastruar trupin, sepse eliminon toksinat dhe mbetjet e ndryshme përmes një kompleksi të quajtur aloin.
Komponimet e saj përmirësojnë metabolizmin e acideve yndyrore, të cilat kanë një efekt shumë efektiv për të reduktuar indin yndyror.
Aloe vera stimulon lëvizjen e zorrëve, duke i dhënë një efekt natyral laksativ për të eliminuar atë që trupi juaj nuk ka nevojë.
Tani që ne e dimë se aloe vera ka prova të ndryshme dobësimi, tani duhet të jeni në dijeni se si ta përdorni atë në dietë tuaj që të humbni peshë në mënyrë efektive.
Është e rëndësishme të mbani në mend se ju duhet të konsumoni atë në baza të rregullta dhe ajo duhet të kombinohet me një dietë të ekuilibruar dhe stërvitje.
Rekomandohet një gotë aloe vera +/- 100 ml në mëngjes, në esëll, pas së cilës nuk preferohet pija e kafes, e çajit apo të ndonjë lëngu të ngrohtë brenda +/- 40 minutave, sepse to të shkatërrojnë efektin e aloe verës.
Në mënyrë që pija e aloes të konservoj të gjitha vetitë e saja, ajo duhet ruajtur në frigorifer që nga momenti që hapet. Pakoja e hapur, kështu, mund të qëndrojë deri në tre muaj.
Zakonisht, pas një kohe të shkurtër, +/- 4 javë, vërehen ndryshimet në metabolizëm, jo vetëm nga ana e humbjes së peshës, por edhe sa i përket imunitetit, energjisë, ndryshimeve në lëkurë, kualitetit të flokëve dhe të thonjve.
Aloe vera është një aleat i domosdoshëm për shëndetin, bukurinë dhe të qenët në formë.
Këshillë: Që të mos zhgënjeheni, kujdes se çfarë dhe ku e blini aloen; jo të gjithat janë kualitative, të certifikuara dhe të stabilizuara.
Ekzistojnë mbi 300 lloje aloe vera, por ajo e cila posedon të gjitha këto veti quhet Aloe Barbadensis Miller.
Për shkak të rrezikut nga toksiciteti që përmban pjesa e jashtme e gjethit, nuk rekomandohet konsumimi i saj në këtë formë, pasi që pastrimi i saj dhe ekstraktimi është delikat. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak