LAJMI I FUNDIT:

Ambasadat në Maqedoni me aksion humanitar për fëmijët me pengesa në të folur dhe dëgjuar

Ambasadat në Maqedoni me aksion humanitar për fëmijët me pengesa në të folur dhe dëgjuar

25 ambasada si dhe organizata ndërkombëtare në vend sot në qendër të Shkupit me shitjen e prodhimeve nacionale duke marrë pjesë kështu në aksionin humanitar mjetet e të cilit janë dhuruar për fëmijët që kanë pengesa në të folur dhe dëgjuar.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov ka thënë se Bashkia e Shkupit gjithmonë ka përkrahur aktivitete të tilla humanitare duke ftuar kështu gjithë njerëzit human të marin pjesë në blerjen e këtyre produkteve me qëllime humanitare.

“Të tregojmë humanitetin tonë në vepra, të festojmë pjesëmarjen tonë në përmirësimin e jetës së të tjerëve për të cilën mendoj se aspekti humanitarë është një nga punët më falenderuese”, ka thënë Shilegov duke shtuar se manifesitime të tilla do të përkrahen edhe në të ardhmen./Telegrafi/